Vlora në sezon turistik, Dredha: Pritshmëri shumë më të larta këtë vit

Qyteti bregdetar i Vlorës çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik 2024.


Qyteti bregdetar i Vlorës çeli zyrtarisht sezonin e ri turistik 2024. Edhe pse vizitorët në Vlorë kanë qenë të shumtë përgjatë gjithë vitit, duke shijuar kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë, sot përmes disa aktiviteteve festive bashkia e Vlorës zyrtarizoi nisjen e sezonit turistik.

Vlora, qyteti ku kryqëzohet detit Adriatik dhe Jon, ofron jo vetëm turizëm detar, por edhe malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.

Bashkia e Vlorës me rastin e sezonit të ri turistik organizoi disa ceremoni dhe aktivitete të ndryshme festive. Pas një festivali sportiv është çelur panairi “Vlora jonë”, panair i vlerave dhe pasurive që nga kulinaria, zejtaria e deri te prezantimi i trashëgimisë kulturore.

“Ky është një promovim i Vlorës me të gjitha vlerat e saj, jo vetëm për t’i dhënë gjallëri qytetit bregdetar por edhe për të mirëpritur pushues e turistë”, tha kryebashkiaku Ermal Dredha.

“Vlora është një nga destinacionet kryesore dhe ne kemi pritshmëri shumë më të larta këtë vit. Presim që sfida të jetë edhe më e madhe por kjo nuk na tremb”, tha Dredha.

Pjesë e festës ishin përfaqësues të gastronomisë dhe kulinarisë që shprehen për një eksperiencë pozitive. Ndërsa festa tërhoqi edhe shumë të huaj që janë më pushime këto ditë në qytetin bregdetar.

Mbrëmë u zhvillua edhe koncerti i madh me këngëtarë nga Vlora dhe Tirana, aktivitete këto që kanë çelur zyrtarisht sezonin turistik 2024 edhe pse turistët në Vlorë e kanë filluar sezonin që në muajin mars.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…