Artikulli i Xi Jinping-ut “Le të ndriçojë drita e miqësisë së hekurt rrugën e bashkëpunimit Kinë-Serbi” botohet në medien serbe

Të martën, në prag të vizitës së tij shtetërore në Serbi, presidenti kinez Xi Jinping publikoi në gazetën serbe “Politika” një artikull me titull “Le të ndriçojë drita e miqësisë së hekurt rrugën e bashkëpunimit Kinë-Serbi”.


Të martën, në prag të vizitës së tij shtetërore në Serbi, presidenti kinez Xi Jinping publikoi në gazetën serbe “Politika” një artikull me titull “Le të ndriçojë drita e miqësisë së hekurt rrugën e bashkëpunimit Kinë-Serbi”.

Në vijim është teksti i plotë i këtij artikulli:

Në muajin e parë të verës, të gjitha bimët janë të bukura. Në këtë kohë plot me shpresë, me ftesë të presidentit Aleksandar Vuçic, po nis një vizitë shtetërore në Republikën e Serbisë. Kjo është hera e dytë që do të shkoj në tokën e bukur dhe legjendare të Serbisë që kur jam ngarkuar me detyrën e Presidentit të Republikës Popullore të Kinës. Kujtimi i bukur i vizitës sime në Serbi tetë vjet më parë është ende i gjallë në mendjen time. Gjatë tetë vjetëve të fundit, të dyja palët kanë bashkëpunuar ngushtë dhe kanë arritur rezultate të frytshme. Po pres me padurim të zhvilloj edhe një herë diskutime mbi miqësinë dhe bashkëpunimin me presidentin Vuçiç dhe udhëheqës e miq të tjerë serbë, për t’i dhënë gjallëri të re miqësisë së hekurt ndërmjet Kinës dhe Serbisë.


Fabrika e çelikut “HBIS Smederevo” /Xinhua

Kina dhe Serbia janë shumë larg njëra-tjetrës, por të dy popujt janë gjithmonë të lidhur dorë për dorë. Gjatë viteve të turbullta të luftës antifashiste dhe periudhës së ndërtimit kombëtar në shekullin e kaluar, të dy popujt kultivuan ndjenja të thella miqësore për një kohë të gjatë, që i kalojnë kufijtë e kohës dhe të hapësirës. Në botën e tanishme me ndryshime të mëdha të papara në një shekull, të dy palët janë bërë mbështetëse më të forta të njëra-tjetrës, bashkëpunimi i tyre me dobi të ndërsjellë është bërë më i ngushtë dhe shkëmbimet e mësimi i ndërsjellë janë thelluar më tej. Pavarësisht se si do të ndryshojë situata ndërkombëtare, Kina dhe Serbia do të jenë gjithmonë miq të vërtetë dhe partnerë të mirë. Miqësia jonë e hekurt është e përjetshme dhe ka dhënë një shembull për shkëmbimet ndërmjet vendeve dhe popujve.

Ne këmbëngulim në respektin dhe besimin e ndërsjellë. Presidenti Vuçic dhe unë kemi krijuar një marrëdhënie të mirë pune nëpërmjet takimeve, telefonatave, letrave etj. Të dy vendet mbajnë shkëmbime të ngushta në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Të dyja palët e kuptojnë dhe e respektojnë plotësisht rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga popujt e tyre përkatës, u përmbahen parimeve të barazisë dhe drejtësisë, mbështesin me vendosmëri interesat thelbësore e shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës dhe kanë një bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë e të lirshëm në fushat dypalëshe e shumëpalëshe. Partneriteti i gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve ka vazhduar të thellohet e të forcohet.


Fabrika e çelikut “HBIS Smederevo” /Xinhua

Ne këmbëngulim në përfitimin e ndërsjellë. Serbia është partnerja e parë e tregtisë së lirë e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Vitin e kaluar, Kina ishte burimi më i madh i investimeve në Serbi dhe partnerja e dytë më e madhe tregtare e Serbisë. Bashkëpunimi në ekonomi, tregti, zinxhirin industrial dhe ndërtimin e infrastrukturës ndërmjet të dy palëve është në rritje, duke ndihmuar proceset përkatëse të modernizimit të të dy vendeve. Fabrika e çelikut “HBIS Smederevo” që vizitova në vitin 2016 është tashmë një nga tre kompanitë më të mëdha të eksportit në Serbi. Produktet bujqësore dhe ushqimore serbe, si mjalti, vera e kuqe, mishi i viçit dhe i qengjit etj., janë shumë të njohura në mesin e konsumatorëve kinezë.


Pas shpërthimit të COVID-19, Kina dërgoi një ekip ekspertësh në Serbi/Xinhua

Ne këmbëngulim në ndihmën për njëri-tjetrin. Pas shpërthimit të COVID-19, pata dy telefonata me presidentin Vuçic dhe arritëm një konsensus të rëndësishëm për bashkëpunimin kundër epidemisë. Kina i ofroi ndihmë dhe i dha përparësi Serbisë me paketa të shumta të furnizimeve mbrojtëse mjekësore, dhe gjithashtu dërgoi një ekip ekspertësh në Serbi. Serbia mbështeti plotësisht operacionin e vaksinimit “Fidanët pranverorë” të Kinës për të ndihmuar emigrantët kinezë jashtë vendit gjatë epidemisë, dhe organizatat joqeveritare serbe dhuruan spontanisht maska e materiale të tjera për popullin kinez. Kjo lloj vëllazërie që ofron ndihmë në kohë nevoje është jashtëzakonisht e çmuar.

Ne këmbëngulim në mësimin e ndërsjellë. Si Kina, ashtu edhe Serbia, janë të përkushtuara për të arritur lumturinë e popujve të tyre dhe begatinë kombëtare. Të dy vendet kryejnë në mënyrë aktive shkëmbime përvojash në qeverisjen shtetërore dhe kanë forcuar shkëmbimet ndërmjet partive politike. Popujt e të dy vendeve kanë një dashuri të thellë për njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbime të gjalla kulturore, sportive, turistike etj. Ylli serb i basketbollit Jokiç brohoret për kampionatin e basketbollit të Fshatit Harmonik të Kinës. Të dy vendet kanë hequr në mënyrë të ndërsjellë vizat për mbajtësit e pasaportave të zakonshme, gjë që lehtëson bashkëpunimin dhe shkëmbimet njerëzore.

Kinezët thonë: “Bëj miq ata me të cilët kenë mendime të ngjashme.” Serbët thonë: “Miqtë janë pasuria më e madhe në jetë”. Shkëmbimet miqësore afatgjata dhe bashkëpunimi me dobi të ndërsjellë midis Kinës dhe Serbisë dëshmojnë plotësisht se thellimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dypalëshe përputhet me prirjen historike, është në përputhje me interesat themelorë të popujve dhe nxit përparimin e përbashkët të të dyja vendeve.


Hekurudha Hungaro-Serbe/Xinhua

Ne duhet të jemi gjithmonë miq të mirë që e trajtojnë njëri-tjetrin sinqerisht. Kina dhe Serbia do të thellojnë dhe zgjerojnë partneritetin e tyre të gjithanshëm strategjik. Të dyja vendet do të vijojnë të ecin përpara në rrugën e mirëkuptimit të ndërsjellë, besimit të ndërsjellë, mbështetjes së ndërsjellë e ndihmës së ndërsjellë dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë njëra-tjetrës mbështetje të fortë për çështjet që përfshijnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit. Kina respekton dhe mbështet rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga populli serb, mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar e integritetin territorial dhe kundërshton ndërhyrjen e çfarëdo force në punët e brendshme të Serbisë.

Ne duhet të jemi gjithmonë partnerë të mirë të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Kina po promovon në mënyrë të gjithanshme modernizimin e stilit kinez me zhvillim cilësor dhe po përshpejton zhvillimin e forcave të reja prodhuese. Në vitet e fundit, Serbia ka pasur arritje të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Kina e Serbia duhet të shfrytëzojnë thellësisht potencialin për bashkëpunim me përfitim reciprok, të zbatojnë planin afatmesëm të veprimit për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, të përpiqen të krijojnë projekte më të spikatura, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat në zhvillim, si inovacioni teknologjik, prodhimi i përparuar, energjia e gjelbër, ekonomia digjitale e inteligjenca artificiale, duke ndarë mundësitë e zhvillimit dhe duke krijuar një të ardhme më të mirë së bashku.

Ne duhet të japim gjithmonë një shembull të mirë në promovimin e drejtësisë dhe barazisë. Si miq të vendosur dhe mbrojtës të paqes botërore, Kina dhe Serbia mbajnë qëndrime të ngjashme për shumë çështje madhore ndërkombëtare e rajonale. Përballë situatës ndërkombëtare me ngjarje të ndërthurura e në ndryshim të vazhdueshëm, ne duhet të forcojmë koordinimin dhe bashkëpunimin në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të mbrojmë së bashku një multipolaritet të barabartë e të rregullt botëror dhe globalizim ekonomik gjithëpërfshirës, të praktikojmë multilateralizmin e vërtetë dhe të angazhohemi për të ruajtur paqen e qëndrueshmërinë botërore dhe barazinë e drejtësinë ndërkombëtare.

Ne duhet të jemi gjithmonë miq të mirë me zemrat e të dy popujve të lidhura me njëra-tjetrën. Miqësia e hekurt midis Kinës dhe Serbisë është farkëtuar me gjak e me zjarr dhe ka fituar një shkëlqim të ri në epokën e re. Ne duhet të krijojmë një model tredimensional dhe të larmishëm të shkëmbimeve kulturore dhe të bashkëpunimit ndërmjet pushteteve vendore, dhe të përdorim mirë efektin e “heqjes së vizave + fluturimeve të drejtpërdrejta”, të shfrytëzojmë plotësisht rolin e qendrave të ndërsjella kulturore të krijuara, të rritim bashkëpunimin në arsim, sport, kulturë, turizëm e fusha të tjera, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe duke e trashëguar brez pas brezi miqësinë mes Kinës dhe Serbisë.


Autostrada serbe E763 e ndërtuar nga kompania kineze/Xinhua

Në këtë moment, nuk mund të harrojmë se në këtë datë 25 vjet më parë (më 7 maj të vitit 1999), NATO-ja bombardoi brutalisht ambasadën kineze në Jugosllavi dhe për fat të keq gazetarët kinezë Shao Yunhuan, Xu Xinghu dhe Zhu Ying u vranë. Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë që tragjeditë historike të përsëriten. Miqësia e krijuar me gjak mes popullit kinez dhe popullit serb është bërë kujtesa e përbashkët e të dy popujve dhe gjithashtu do të frymëzojë të dyja palët që të ecin përpara së bashku.

Duke e hedhur vështrimin mbrapa në mijëra male kaptuar dhe duke pritur me padurim rrugën përpara me mijëra pemë pranverore. Duke qëndruar në një pikënisje të re historike, ne jemi të gatshëm të punojmë me miqtë tanë serbë, t’u qëndrojmë besnikë aspiratave tona fillestare, të punojmë së bashku për të bërë përparim, për të shkruar një kapitull të ri në zhvillimin e ripërtëritjen kombëtare dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët Kinë-Serbi në epokën e re. Sythat e pranverës do të bëhen frutat e vjeshtës. Le të dëshmojmë dhe të presim me padurim që pema e miqësisë Kinë-Serbi të rritet fuqishëm dhe të japë më shumë fryte nga të cilat do të përfitojnë të dy popujt. (Xu Guang)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.