Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi një sërë aktivitetesh për të rinjtë e Sarandës në përputhje dhe zbatim me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi një sërë aktivitetesh për të rinjtë e Sarandës në përputhje dhe zbatim me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

Me fokus rininë, aktivitetet filluan me kampionatin miqësor të volejbollit për të rinjtë e Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Ksamilit, ku fitues i këtij kampionati u shpall ekipi përfaqësues i Delvinës.

Përtej rolit të madh që luajnë aktivitetet sportive në jetën e rinisë, një element tjetër shumë i rëndësishëm vijon të mbetet ndërgjegjësimi dhe edukimi i të rinjve për çështje të caktuar sociale si dhuna në shoqëri.

Të rinjtë pjesë e projektit “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” zbatuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, vendosën në jetë shfaqje sensibilizuese për dhunën me bazë gjinore, duke përforcuar mesazhin që ndaj dhunës duhet reaguar.

Ministrja Muzhaqi apeloi të rinjtë që të reagojnë menjëherë ndaj akteve të dhunës që ndërmerren ndaj tyre apo bashkëmoshatarëve të tyre. Sipas ministres Muzhaqi është shumë e rëndësishme që aktet e dhunës të raportohen në instancat përkatëse për një zgjidhje efektive bazuar në ligj.

“Me anë të këtij projekti mbi 150 të rinj po trajnohen, për të trajnuar më tej bashkëmoshatarët e tyre mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të rinjve, mbi dhunën me bazë gjinore, për ta adresuar atë, si të reagojnë dhe si të mbrohen prej saj,” shprehet ministrja Muzhaqi, e cila shtoi se performancat e aktrimit të të rinjve demonstruan që një moment shumë i vogël mund të përshkallëzohet nëse trajtohet në mënyrën e gabuar, por edhe që me dashuri e përkushtim zgjidhen edhe problemet më të mëdha.

Ministrja Muzhaqi ka një këshillë të vlefshme për të rinjtë: “Mendo para se të veprosh, një veprim i vogël të ndryshon të gjithë jetën.”

Strategjia Kombëtare e Rinisë është një produkt i dalë nga të rinjtë dhe vetë kërkesat e tyre, për këtë arsye ministrja Muzhaqi iu përgjigj me shumë dëshirë kërkesës së të rinjve të Sarandës për të diskutuar mbi idetë dhe kërkesat e tyre.

Aktivitetet kulmuan me festën “Rini 360 gradë”, e cila u zhvillua në pedonalen e qytetit, në të cilën morën pjesë të rinjtë e qytetit të Sarandës dhe bashkive përreth, si dhe shumë turistë të cilët kanë populluar Sarandën ende pa nisur sezoni turistik.

Në këto aktivitete morën pjesë edhe ministrja e Bujqësisë, njëherazi dhe deputetja e zonës, Anila Denaj, së bashku me deputetin tjetër, Niko Kuri dhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.