Malësi e Madhe, panairi “Art dhe Zeje 2024″, mundësi për talentet e reja

Panairi u organizua në kuadër të Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport” që ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike


Panairi “Art dhe Zeje”, që u çel këtë fundjavë në Malësinë e Madhe, me mbështetjen e autoriteteve vendore të kësaj zone, është një mundësi e mirë për promovimin dhe kultivimin e talenteve të së ardhmes.

Bashkia e Malësisë së Madhe, ndau në rrjete sociale momente nga organizimi i këtij eventi, teksa njoftoi se, “Arte dhe Zeje” është një projekt i rëndësishëm, ku nxënësit kanë mundësinë të shfaqin talentet e tyre në arte, zeje dhe të promovojnë traditën e kulturën e zonës.

“Prej kohësh shkolla është kthyer në një qendër ku nxënësit, jo vetëm mësojnë, por edhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme artistike kulturore e sportive dhe aktivizimi i qytetarëve vullnetarë, ku mësojnë praktika dhe aftësi, që iu shërbejnë gjatë jetës së përditshme”, lexohet në postimin e publikuar në rrjetet sociale.

Në këtë panair nxënësit, ekspozuan veshje tradicionale të zonës, punime artizanale me motive karakteristike të Malësisë së Madhe, si dhe shumë punime dore me shtiza e grep, ndërsa nuk mungoi atmosfera festive me këngë e valle popullore.

Panairi u organizua në kuadër të Programi Kombëtar “Art, Zeje, Sport” që ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Programi kombëtar “Art Zeje dhe Sport” ka nisur zbatimin në shkollat e vendit, duke i kthyer ato në qendra më të dashura për nxënësit, ku zhvillojnë vlerat e traditat.

“Edukimi i brezave me punë dhe dije është mënyra më e mirë për të zhvilluar një shoqëri dhe një komb”, citon në njoftimin e saj, bashkia e Malësisë së Madhe.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj në Përmet, prezanton projektin pilot të pagesave të shpejta

Në tre qytete të vendit, Tiranë, Dibër dhe Përmet po zbatohet një projekt pilot për edukimin e qytetarëve për pagesa…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ibrahimaj në Përmet, prezanton projektin pilot të pagesave të shpejta

Në tre qytete të vendit, Tiranë, Dibër dhe Përmet po zbatohet një projekt pilot për edukimin e qytetarëve për pagesa…