Premiera “Tirana nga ajri”, Veliaj: Qyteti i transformuar, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer

Një metamorfozë spektakolare e kryeqytetit tonë ishte domethënia e premierës së dokumentarit “Tirana nga ajri”


Një metamorfozë spektakolare e kryeqytetit tonë ishte domethënia e premierës “Tirana nga ajri” të zhvilluar sot në Kinema “Millenium”, ku u prezantua para të pranishmëve transformimi i jashtëzakonshëm që ka pësuar kryeqyteti shqiptar përgjatë këtyre dekadave.

Sipas kreut të bashkisë Erion Veliaj, Tirana evropiane që sot shohim të gjithë është një projekt dhe një vizion që nisi dhe u bë i prekshëm me Edi Ramën, si kryetar bashkie, me synimin për ta kthyer nesër në metropolin më tërheqës të rajonit.

“Ka qenë shumë e thjeshtë për të mbështetur këtë projekt dhe një vizion që nisi me Edi Ramën kryetar bashkie, që ne të tjerëve na e bëri jetën më të lehtë, se u hap një brazdë, një hulli ku uji shkon më kollaj për këdo tjetër që do ta çojë ujin tek hulliri i punëve të mira, punëve të mbara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se sot Tirana sot ka një dimension tjetër, duke e cilësuar si pjesë të një rrugëtimi fantastik arritjet dhe punën e deritanishme për transformimin e metropolit shqiptar, i cili, siç u shpreh kreu i bashkisë, sot është kthyer në një destinacion.

“Tirana që gjeti Edi ishte Tirana e botës së tretë. Sot diskutimet tona janë të botës së parë, dhe çfarë rrugëtimi fantastik ka qenë ky për ne që punojmë në bashkinë e Tiranës, që vazhdojmë marrim stafetën nga skuadra e Edit dhe që nisi atë transformim të jashtëzakonshëm, që për disa u quajt si një debat për ngjyrat dhe për Lanën, kurse për 90 e ca për qind të qytetit ishte debati që transformoi qytetin nga kështu, kështu, dhe që sot e ka kthyer Tiranën në një destinacion”, u shpreh ai.

Për Veliajn, kjo punë transformuese është rezultat i frymës së bashkëpunimit, teksa falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e energjinë e tyre, për ta bërë Tiranën, atë destinacion që të gjithë shohim sot.

“Qyteti është pak si ai tapeti, ku secili është një fije, vetëm kur ndërthuremi bashkë, kur kryqëzohemi ndonjëherë edhe kur përplasemi, mund të krijojmë atë qilimin e bukur. Për secilin prej jush që i ka dhënë me zemër Tiranës, frymën e vet, energjinë, jetën e vet, dijet e veta, unë ju jam pafundësisht mirënjohës, duke filluar nga Edi, deri tek pastruesja e fundit që sot, edhe pas Iftarit është duke pastruar qytetin. Faleminderit të gjithëve nga zemra!”, përfundoi Veliaj.

Rama ndan pamje nga liqeni i Shkodrës, destinacion i rëndësishëm turistik dhe natyror

Liqeni i Shkodrës konsiderohet një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit dhe vijon të tërheqë çdo vit një…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamje nga liqeni i Shkodrës, destinacion i rëndësishëm turistik dhe natyror

Liqeni i Shkodrës konsiderohet një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit dhe vijon të tërheqë çdo vit një…