Rama: Paketë të re për agroturizmin!

Kryeministri Edi Rama: Qeveria do të ulë tatimin mbi fitimin për pagat e larta në muajin qershor.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të ulë tatimin mbi fitimin për pagat e larta në muajin qershor.

“Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatimfitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa”, tha Rama gjatë bisedës me disa përfaqësues të agroturizmit në vend në episodin e 9-të të sezonit të 3-të të PodKastit FLASIM, drejtuar nga vet ai.

Kryeministri informoi edhe se po përgatitet një paketë e re stimuluese për të gjithë ata që do të rikthehen për të investuar në agroturizëm.

“Kemi kohë që nuk rrisim taksat. Po përgatisim një paketë të re për të gjithë ata që kthehen të investojnë në agroturizëm që do të jetë edhe më lehtësuese se ajo që kemi sot, sepse agroturizmi është fantastik”, deklaroi Rama.

Lexo më shumë nga

Rikonstruksioni i Shërbimit të Djegie-Plastikës, Koçiu: Investim në cilësinë e shërbimit për qytetarët

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve, duke theksuar se ndërhyrja po realizohet sipas standardeve…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rikonstruksioni i Shërbimit të Djegie-Plastikës, Koçiu: Investim në cilësinë e shërbimit për qytetarët

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve, duke theksuar se ndërhyrja po realizohet sipas standardeve…