Promovimi i Shqipërisë në Berlin, turoperatorët mbyllin rezervimet për 2024-ën dhe po punojnë për 2025-ën

Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin ia doli më së miri të përcillte të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë turistike


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar momente nga prezantimi i Shqipërisë turistike përgjatë një jave në panairin botëror të turizmit  ITB Berlin.

Kumbaro shprehet se “më e mira është përpara nën titullin vendi i nderit për vitin 2025 dhe me sloganin “Albania All Senses”.

Stenda jonë në panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin ia doli më së miri të përcillte të gjitha shijet, ngjyrat e ndjesitë e Shqipërisë turistike duke u dhuruar një përvojë të mrekullueshme udhëtimi virtual të gjithë kureshtarëve që e vizituan dhe shprehën entuziazmin për ta eksploruar dhe ripërjetuar këtë vend duke nisur nga ky vit.

Gjatë eventit më të madh të turizmit botëror, n Panairin e Berlinit 2024 u prezantua brandimi i ri i Shqipërisë turistike me sloganin “Albania All Senses”.

 

Slogani është një ftesë për një përvojë turistike të pasur multishqisore që ngacmon dhe kënaq të gjitha ndjesitë dhe emocionet me bukuritë natyrore, tingujt e valëve në bregdet, erën dhe shijet e kuzhinës tradicionale, emocionet e historisë dhe kulturës së pasur, dhe prekjen e mjedisit dhe elementeve natyrore.

Në këtë  vit  kaq të rëndësishëm, një tjetër moment dhe hap i rëndësishëm për turizmin tonë, ishte shpallja e Shqipërisë si vend nderi të ITB në 2025, panairit më të madh në botë të turizmit, pas një pune të gjatë dhe angazhimi serioz për të shkëlqyer në prezantimin e ofertës sonë turistike në eventet e promovimit ndërkombëtar.

Gjithashtu prezantuam dhe kalendarin e eventeve artistike TEA, i cili po pasurohet, duke u shndërruar në një guidë të plotë, ku turistët do të mund të gjejnë edhe rrjetin e hoteleve, restoranteve dhe çdo gjë që u nevojitet.

Supepromovimi i Shqipërisë në ITB-Berlin përkthehet në mënyrë të prekshme te kontratat e turoperatorëve të cilët konfirmojnë se po punojnë për vitin 2025, pasi rezervimet për 2024-ën janë mbyllur.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili nënshkruan në Berlin marrëveshjen zyrtare, që e bën Shqipërinë vendin pritës të Mbledhjes së Komisionit për Europën të ONWTO.

Lexo më shumë nga

Kinë, Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike bën planifikimin për vitin 2026

Konferenca vjetore Qendrore e Punës Ekonomike u mbajt në Pekin nga e mërkura deri të enjten, gjatë së cilës udhëheqësit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kinë, Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike bën planifikimin për vitin 2026

Konferenca vjetore Qendrore e Punës Ekonomike u mbajt në Pekin nga e mërkura deri të enjten, gjatë së cilës udhëheqësit…