Beci: Impuls i ri për zhvillimin agro-turistik në Shkodër dhe Tropojë

Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj (Theth) është një ndër akset kryesore me të rëndësishme të qarkut Shkodër.


Në rrugën e Dukagjinit vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi kaq të rëndësishëm, një investim madhor në infrastrukturë që do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në rajonin e Shkodrës dhe të Tropojës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir që financohet nga qeveria shqiptare për bashkinë e Shkodrës.

Punimet vijojnë me intensitet në segmentin e parë të rrugës së Dukagjinit për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agro-turistik për një zonë mahnitëse.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me vlerë prej 200 milionë lekë, parashikohet ndërtimi i veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.

Ky projekti i fazës së parë konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.

Me një gjerësi të përgjithshme prej 5.00 metra, rruga do të ruajë aksin ekzistuese.

Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj (Theth) është një ndër akset kryesore me të rëndësishme të qarkut Shkodër. Aksi përshkon të gjithë zonën e Dukagjinit dhe një degëzim në lindje të këtij aksi (Lotaj-Lekbibaj) lidh zonën dhe Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe më tej Gjakovën në Kosovë.

Ky aks i gjatë dhe i vështirë malor është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit.

Nga ana tjetër, rruga lidh komunitetet e fshatrave të ish-komunave Kir, Shosh e Shalë me Shkodrën duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të tyre.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.