AIDSSH përkujton gra dhe vajza e përndjekura nga Sigurimi i Shtetit

Disa prej grave e vajzave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.


Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) sot, më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kujton disa prej atyre grave e vajzave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.

Ja disa prej tyre:

Jolanda Katbunara – Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.

Makbule Frashëri – Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.

Tefta Tasi – Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1982.

Zybejte Alizoti – Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propa- gandë. Lirohet në vitin 1968.

Sanie Doko – Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.

Donika Doko – Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14-vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.

Dria Ahmeti – Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori – Letërsi me korrespodencë sepse i përkiste një familjeje te deklasuar. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.

Fatbardha Qorri – Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.

Afërdita Starja – Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.

Bice Pistuli – Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propagandë dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.

Beatrice Berati – Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.

Behije Zdrava – Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.

Qerime Bone – Lindur në Ersekë me 1938. Arrestohet gjatë lindjes në maternitet në vitin 1972 dhe dënohet me 14 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1983.

Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhunës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etiketën e armikut të klasës. Ato mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më.

Lexo më shumë nga

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…