Dronët “Bayraktar”, Peleshi: Përkushtim ndaj sigurisë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes: Tre dronët Bayraktar të blerë në Turqi po montohen në bazën e Kuçovës


Tre dronët Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, të blerë në Turqi kanë mbërritur në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes në 21 dhjetor të 2022.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale, ndau pamje nga montimi në bazën ajrore të Kuçovës të 3 dronëve “Bajraktar”.

“Vijon puna për montimin e dronëve deri në fluturimin e parë të njërit prej tyre në Bazën e re Ajrore të Nato-s në Kuçovë”, u shpreh ai.

“Përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes janë dëshmi e përkushtimit tonë ndaj sigurisë kombëtare”, tha Peleshi.

Dronët Bayraktar të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. Një ditë më parë ministri Peleshi vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku pa nga afër punën për montimin e dronëve Bayraktar.

Këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

Përmirësimi i kapaciteteve ushtarake dhe investimet në teknologjinë e mbrojtjes, dëshmi e përkushtimit tonë ndaj sigurisë kombëtare. Vijon puna për montimin e dronëve deri në fluturimin e parë të njërit prej tyre në Bazën e re Ajrore të Nato-s në Kuçovë.
#DronëtBayraktar #Inovacion #ForcatEArmatosuraTëShqipërisë 🇦🇱💪

Posted by Niko Peleshi on Saturday, March 2, 2024

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…