Samiti Botëror i Qeverisjes në Dubai, Rama: Ndryshuam tërësisht mënyrën e marrjes së shërbimeve publike

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dubai ku mori pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Duke folur për rolin e teknologjisë në qeverisje, Rama u shpreh se, “procesi i ndërtimit të institucioneve në rrugën tradicionale nuk di sa dekada a në mos shekuj do të kërkonte, ndërsa me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen që është vërtetë diçka e cila të vijë në zhvillimet aktuale të inovacionit, do të ishte e paimagjinueshme”.

“Kur të duhet të ndërtosh një shtet modern, institucione funksionale duhet të mbështetesh tek njerëzit, ndaj në çdo proces duhet të mbështetesh tek njerëzit. por të mbështetesh tek njerëzit nuk është mjaftueshëm, sepse siç edhe është thënia nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit. Pra, duhet të ngresh sisteme të cilat të mund t’i mbajnë njerëzit në fre, në kuptim të respektimit të procedurave dhe respektimit të të drejtave të gjithsecilit. Ajo çka bën teknologjia është që nxjerr nga tabloja ndërmjetësin dhe bën të mundur të pasurit të një sistemi shërbimi që lidhet drejtpërdrejt me njerëzit”, tha Rama.

📍Dubai – Me Tony Blair në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale,

📍Dubai – I ftuar së bashku me ish-kryeministrin britanik dhe mikun e çmuar Tony Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse, në një kohë kur Shqipëria renditet ndër vendet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale🌏👩🏻‍💻🧑🏻‍💻📲

#VetëmPërpara➡️🇦🇱

Posted by Edi Rama on Tuesday, February 13, 2024

Rama solli shembullin e portalit qeveritar e-Albania.

“Ne kemi ndryshuar kryekëput mënyrën me të cilën merren shërbimet publike. Jo shumë vite më parë për çdo dokument, për çdo certifikatë, për çdo licencë, për çdo dokument për të vërtetuar që nuk ke qenë i dënuar, apo nuk të është marrë asnjëherë leja e drejtimit duhet të mbaje radhë të gjata në sportele, në kushte të këqija. Çdo gjë është digjitalizuar tashmë, nuk kemi më sportele, çdo gjë është ndërveprim i drejtpërdrejt midis personit që ka nevojë për shërbimin dhe telefonit të tij celular apo kompjuterit të tij”, tha Rama.

“Asokohe njerëzit thanë që kjo do t’u hiqte shanset të moshuarve, apo fermerëve. Pra ata nuk do të kishin akses, por ndodhi e kundërta, kjo u dha akses të gjithë atyre që fizikisht nuk kishin mundësi të vinin të mbanin radhë, te merrnin autobusin nga fshati në qytet e kështu me radhë”, theksoi Rama.

Lexo më shumë nga

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskKryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të…