Nikolla përshëndet marrëveshjen e pensioneve me Italinë: Bashkëpunimi dypalësh iu shërben qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot firmosjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot firmosjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nikolla u shpreh se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve.

“Marrëveshja për njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve. Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve”, nënvizoi Nikolla.

“Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo marrëveshje”, u shpreh ajo.

Nikolla theksoi se, “Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit”.

Lexo më shumë nga

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…