Kina përmirëson mjedisin e biznesit, investitorët janë optimistë

Të dhënat e fundit nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë që investimet e drejtpërdrejta të huaja (FDI) në Kinë në vitin 2023 arritën në 1 trilion e 133.91 miliardë juanë


Të dhënat e fundit nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë që investimet e drejtpërdrejta të huaja (FDI) në Kinë në vitin 2023 arritën në 1 trilion e 133.91 miliardë juanë. Edhe pse kjo shifër është 8 % më pak në krahasim me vitin pararendës, investimet e huaja në tregun kinez kanë ruajtur një nivel të lartë dhe vjet zunë vendin e 3-të në historinë e investimeve të huaja të Kinës.

Niveli i lartë i investimeve të drejtpërdrejta të huaja

Në vitin 2020, Kina për herë të parë shënoi një vlerë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja mbi 1 trilion juanë. Më pas, për shkak të goditjes së pandemisë dhe ndikimeve nga mosmarrëveshjet tregtare e gjeopolitike, edhe investimet në tregun ndërkombëtar kanë pasur luhatje të dukshme. Kështu që një nivel kaq i lartë prej më shumë se 1 trilion juanësh është një arritje jo e lehtë.

Sipas raportit mbi prirjen globale të investimeve të publikuar nga UNCTAD-i, në vitin 2023, kryesisht për shkak të ndikimit të transferimit të investimeve në ndonjë vend europian, investimet e drejtpërdrejta të huaja në shkallë globale faktikisht kanë pësuar ulje me 18 %. Këto investime te ekonomitë e zhvilluara patën rënie me 28% dhe tek ato në zhvillim me 9 %.

Sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, vjet përmasat e investimeve të huaja të tërhequra nga Kina zunë rreth 15 % të vëllimit të përgjithshëm botëror, duke u renditur në vendin e parë ndër vendet në zhvillim.


Foto nga VCG

Masa mbështetëse për tregtinë e investimet

Në fund të vitit 2023, kur u zhvillua konferenca qendrore ekonomike në Pekin, u vu në dukje që, në vitin 2024, Kina do të përshpejtojë kultivimin e shtysave të reja të nxitjes së tregtisë, do të konsolidojë bazën e investimeve të huaja, si dhe do të zgjerojë tregtinë e mallrave të ndërmjetme, tregtinë e shërbimeve, tregtinë digjitale dhe eksportin në platformat e tregtisë ndërkufitare elektronike.

Në këtë mbledhje u theksua që do të krijohet marka “Investim në Kinë”. Ky është sinjali i qartë për investitorët ndërkombëtarë që Kina ka vullnet të madh për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe do të tërheqë më shumë investime në tregun e saj.

Drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Jashtme në Ministrinë e Tregtisë të Kinës, Li Xingqian, bëri të ditur që në vitin 2024, Kina do të përshpejtojë krijimin e forcave të reja nxitëse për tregtinë e jashtme, do të nxitë stabilizimin e tregtisë së jashtme dhe do të konsolidojë bazën e investimeve të huaja.

Për mbështetjen e tregtisë dhe investimeve të huaja, sipas Li, Ministria e Tregtisë në vitin 2024 do të fokusohet në tre detyra kryesore. Së pari, do të krijojë më shumë mundësi për lidhje dhe kontakte mes anës së ofertës dhe blerjeve. Me anë të panaireve të posaçme profesionale, do të thellohet në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimi në tregti dhe investime. Së dyti, do të thellohen shkëmbimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e rregullave dhe standardeve, me synim që të ngrihet më tej niveli i lehtësimit të tregtisë dhe investimeve. Së treti, do të krijohen platforma dhe do të organizohen kurse të posaçme, që të forcohet aftësia furnizuese e ndërmarrjeve të mallrave të ndërmjetme.


Foto nga VCG

“Jemi të gatshëm që, bashkë me vendet e tjera të botës, të bëjmë përpjekje të përbashkëta, të formojmë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm, të lirshëm, efikas, me hapje, gjithëpërfshirje e përfitime të përbashkëta, në zinxhirin global të prodhimit dhe furnizimit,” theksoi Li.

Krahas qeverisë qendrore, edhe krahinat kineze kanë nisur zbatimin e masave praktike sivjet për tërheqjen e investimeve të huaja.

Kështu, provinca Guangdong e Kinës Jugore, ka deklaruar që do të bëjë bashkë me Hong-Kongun dhe Makaon tërheqjen e investimeve nga jashtë vendit dhe kjo do të jetë një masë e zakonshme qysh prej këtij viti. Në Fujian të Kinës Juglindore janë publikuar një sërë masash për shtimin e konsumit dhe stabilizimin e tregtisë e të investimeve për tremujorin e parë. Ndërsa në qytetin Shenzhen po të provincës Guangdong janë publikuar masat eksperimentale për partnerët e kufizuar dhe të kualifikuar jashtë vendit (QFLP). Në kryeqytetin Pekin, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po marrin leje për ushtrim biznesi nëpërmjet aplikimeve në internet me thjeshtimin e certifikimit.


Foto nga VCG

Zëra optimistë për investime në Kinë

Pak kohë më parë, FMN-ja e ka ngritur parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës në 4.6 %. Krahas kësaj, edhe institucione të tjera ndërkombëtare, si “Goldman Sachs” dhe UBS, kanë vënë në dukje që, më 2024, Kina do të vazhdojë prirjen e mëkëmbjes në konsum dhe sektorin e shërbimeve. Sipas sondazhit nga Dhoma e Tregtisë e BE-së në Kinë, 59 % e ndërmarrjeve të saj do të vazhdojnë ta trajtojnë Kinën si një ndër tre destinacionet kryesore të investimeve ndërkombëtare.

Kryetari i degës së kompanisë “McKinsey” në Kinë, Joseph Ngai, u shpreh që, nga përmasat e tregut, aftësia e konsumit dhe inovacionit, në botë pothuajse nuk ka asnjë rajon që mund të zëvendësojë tregun kinez. “Për ndërmarrjet dhe investitorët, Kina është treg konsumi e bazë inovacioni dhe ndërmarrjet ndërkombëtare duhet të vazhdojnë të bëjnë investime në Kinë,” theksoi Joseph Ngai.

Studiuesja e ekonomisë dhe politikës botërore nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës, Pan Yuanyuan, u shpreh: “Edhe pse mjedisi i jashtëm është i ndërlikuar, serioz dhe i paqëndrueshëm, faktorët pozitivë janë më të fuqishëm se ata negativë. Besojmë që investitorët e huaj kanë një perspektivë të shkëlqyer dhe një të ardhme të mirë në tregun kinez.”

(Jiang Lei)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

KE miratoi Paketën e Zgjerimit për vitin 2026: Shqipëria vazhdon të bëjë përparim drejt anëtarësimit në BE

Komisioni Evropian miratoi sot Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, duke vlerësuar progresin e bërë nga partnerët e zgjerimit gjatë…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

KE miratoi Paketën e Zgjerimit për vitin 2026: Shqipëria vazhdon të bëjë përparim drejt anëtarësimit në BE

Komisioni Evropian miratoi sot Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, duke vlerësuar progresin e bërë nga partnerët e zgjerimit gjatë…