“Gjelbërimi i Tiranës”, Veliaj: Ftesë bizneseve të na bashkohen!

Pro Credit Bank zgjodhi t’i dhurojë kryeqytetit 50 pemë të llojeve të ndryshme, pranë lulishtes pas Pallatit të Kongreseve


Nismës për mbjelljen e pemëve i bashkohen çdo ditë biznese të ndryshme që punojnë në Tiranë. Këtë herë Pro Credit Bank zgjodhi t’i dhurojë kryeqytetit 50 pemë të llojeve të ndryshme, pranë lulishtes pas Pallatit të Kongreseve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi nismën, kur tha se është i lumtur që qytetit po i shtohet edhe një hapësirë me gjelbërim.

“E vlerësoj jashtë mase që jeni të parët që i jeni përgjigjur kësaj thirrje, me shpresën se deri në Prill do t’ju ndjekin edhe bizneset e tjera. Të gjithë thonë se dita më e mirë për të mbjellë një pemë ishte dje, kurse dita e dytë më e mirë është sot. Sot rikuperojmë një park të qytetit, ku tashmë jeton thuajse 40% e popullsisë së Shqipërisë. Do të thotë se duhet të maksimizojmë çdo xhep të mundshëm për të krijuar hapësira me hije, sidomos në një kohë kur ngrohja globale po bëhet temë kryesore në botë. Në çdo hapësirë të qytetit, sa më shumë shtohen pemët, ulim temperaturat dhe ky është një nga vendet më kryesore, me frekuentim të lartë sepse kemi stadiumin, hotelet, Pallatin e Kongreseve”, tha Veliaj.

Ai tha se pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të shkuarën me prerjen e pemëve, duhet të shohim përpara si t’i rikuperojmë ato. “Duhet të mbjellim edhe për gjeneratat që ndoshta nuk u sollën mirë me natyrën, që nuk prodhuan këtë paqe me ekosistemin, që shpenzuan shumë kohë duke prerë pemë dhe duke shkaktuar erozion. Çështja është ose do ta mbajmë kokën mbrapa dhe do të bëjmë bilancet e së kaluarës ose do shohim përpara se çfarë mund të rikuperojmë. Në vitin 2050, kur këtu të mblidhen disa njerëz të tjerë, nuk do mbajë mend asnjë nga budallallëqet që thuhen sot në televizor, as sherret, shko në Parlament e ndiz flakadanë. Historia nuk ka hapësira për këto sepse përqendrohet te arritjet kryesore të një kombi, të një qyteti, të një shoqërie. E sigurt që, në 2050, askush nuk do mbajë mend asgjë nga çudirat që ndodhin sot në televizione, as nga analistët e divanit, që të thonë si bëhet gjithçka, pa lëvizur as gishtin. Zakonisht gjërat që lënë shenjë, janë gjërat që kanë duk, si këto pemët që mbjellim sot”, theksoi ai.

Veliaj ftoi bizneset e tjera dhe qytetarët që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të mbjellë dhe për t’i dhuruar qytetit sa më shumë pemë.

CEO i Pro Credit Bank, Mirsad Haliti tha: “Ne e mbyllëm vitin duke shpërndarë dhuratat e zakonshme për partnerët dhe bashkëpunëtorët, por vitin po e fillojmë me një dhuratë të veçantë për Tiranën, që janë këto pemë këtu. Urojmë që me rritjen e këtyre pemëve te shtohet edhe më tepër bashkëpunimi ynë, por edhe përpjekjet tona për të kontribuar edhe më shumë në gjelbërimin e Tiranës”.

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Flavia Bakiu: «Le mie radici albanesi sono la fonte della mia ricerca artistica»

L’attrice italo-albanese si racconta a Radio Radicale: «Il teatro è memoria, identità e responsabilità civile»