“Wines of Albania”, Rama: Nisma që promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik

Kultivimi i vreshtarisë dhe prodhimi i verës është kthyer tashmë në një biznes në rritje


Kultivimi i vreshtarisë dhe prodhimi i verës është kthyer tashmë në një biznes në rritje, që dominon në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video të nismës “Wines of Albania”, e cila promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik.

Rama tha se “Wines of Albania” është një nismë që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik, ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare”.

Vreshtaria shqiptare me traditë mijëravjeçare të dokumentuar, krahas peripecive gjatë kësaj periudhe historike, në 10 vitet e fundit ka marrë hov zhvillimi cilësor.

Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti, kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.

Dhjetë kultivarët e hardhive me të cilët verërat shqiptare mund të përfaqësohen më denjësisht janë: Cerujë, Debinë, Dibrak, Kallmet, Pulës, Serrinë, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, Vlosh, Vranç.

(Marrë nga ATSH)

??“Wines of Albania”

??“Wines of Albania”, një nismë që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik, ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare??

??Ndiqni për më shumë ?: https://m.facebook.com/WinesofAlbania?mibextid=ZbWKwL

#VetëmPërpara➡️??

#MadeinAlbania #WinesofAlbania
#Albania #AllYouNeedIsHere

Posted by Edi Rama on Sunday, January 7, 2024

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.