Autobusë elektrikë në Tiranë/ Rreth 120 milionë euro për transformimin e transportit publik

Projekti formalizohet dhe fillon punë këtë vit, në vitin 2027-2028 është targeti i përmbylljes

Rreth 120 milionë euro do të përdoren për të transformuar transportin publik në Tiranë.

50 mln euro kredi, 1 mln grant nga Bashkimi Europian, pjesa tjetër do të financohet nga Bashkia e Tiranës”.

Qytetarët po i rikthehen transportit publik pas rënies drastike të numrit të atyre që përdornin autobuzët gjatë pandemisë. Vetëm vitin e fundit në Tiranë u kryen rreth 70 milion udhëtime.

Në tre linjat që përshkojnë zemrën e kryeqytetit, ajo Kombinat- Kinostudio, Tirana e re dhe Unaza, autobuzët do të jenë elektrikë dhe korsitë e dedikuara për to.

Ky sistem sipas Drejtorit të Transportit në bashki është përzgjedhur për të përballuar shtimin e fluksit të udhëtarëve.

“Redukim të gati 50% të kohës së qytetarëve nga pika a në b, në disa raste dhe rritjen e volumit të udhëtarëve të cilët do të lënë makinat e tyre për të përdorur transportin publik”.

Punimet do të nisin këtë vit dhe do të asistohen nga ekspertë gjermanë dhe anglezë.

“Projekti formalizohet dhe fillon punë këtë vit, në vitin 2027-2028 është targeti i përmbylljes. E gjithë flota e autobuzëve në tre korridoret kryesore është flotë me autobuzë elektrikë, por që të vesh një autobuz elektrikë në shërbim do dhe të gjithë infrastrukturën mbështetëse, siç është depo, pikat e karikimit, përcaktimi i fuqisë, përcaktimi i autonomisë së autobuzit që ai mos të shkëputet nga shërbimi për të përballuar ditën. Digjitalizimin e të gjithë sistemit të informimit të qytetarëve si nëpër stacione apo aplikacioneve përkatëse ku qytetari në kohë reale merr informacion kur vjen autobuzi”.

Kthimi i tre linjave në korridore kryesore do të shoqërohet dhe me organizimin e transportit në përgjithësi.

Kjo do të rrisë shpejtësinë e lëvizjes së autobuzëve dhe do tu shkurtojë qytetarëve kohën e mbërritjes në destinacion./abcnews.al

Lexo më shumë nga

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Flavia Bakiu: «Le mie radici albanesi sono la fonte della mia ricerca artistica»

L’attrice italo-albanese si racconta a Radio Radicale: «Il teatro è memoria, identità e responsabilità civile»