Eksportet e mallrave, 403 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

INSTAT publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit edhe importet e mallrave shënuan rënie me 6.5 %, duke arritur vlerën e 800 miliardë lekëve.


Eksportet e mallrave arritën vlerën 403 miliardë lekë, duke u ulur me 9.8 %, krahasuar me një vit më parë.

INSTAT publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit edhe importet e mallrave shënuan rënie me 6.5 %, duke arritur vlerën e 800 miliardë lekëve.

Deficiti tregtar arriti vlerën 397 miliardë lekë, duke u ulur me 2.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 6 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.1 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 1.6 pikë përqindje, etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 1 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.01 pikë përqindje.

Ndërsa grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 1.8 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje, etj.

Pozitivisht ka ndikuar grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 3.3 pikë përqindje.

Lexo më shumë nga

Migracioni i paligjshëm, Balla: Të gatshëm për bashkëpunim në nivel operacional, mbështetje më të fortë nga BE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Falë angazhimit të institucioneve ligjzbatuese, gjatë vitit 2024 ka patur një ulje të rasteve të…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Migracioni i paligjshëm, Balla: Të gatshëm për bashkëpunim në nivel operacional, mbështetje më të fortë nga BE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla: Falë angazhimit të institucioneve ligjzbatuese, gjatë vitit 2024 ka patur një ulje të rasteve të…