“Vetë ke mbetë”

(E shkruar me këngën e artistes N. Pagarusha)


Nga Laura Olldashi

Mbyll perdet, për të mos lejuar muzgun të hyjë në dhomë. Disa degë të holla dhe të gjata i marr brenda, së bashku me dy pambukë dëbore.
Zemra ishte ftohur.
Degëzat e holla do t’i shkurtoja, që t’i bëja shkarpa dhe të ndizja një zjarr, vetëm për duart.
I ftohti hynte nga majat e gishtërinjve, duke i shndërruar ata në ngjyrë mavi, e cila, përmes gjymtyrëve, arrinte në shpirtin tim.
Mbyll sytë.
Ty të njoh në errësirë.
Kështu, mund t’i lëviz gishtat mbi konturet e fytyrës tënde dhe të ndalem në çdo pikë që të bën ty.
– Të kam puthur këtu?
Ti qesh dhe më thua “jo.”
Qesh edhe unë dhe sytë më ndriçojnë në errësirë.
Këto janë yjet që do dëshiroja të rrinin me mua.
Por ndjej që dhoma ftohet dhe kuptoj që ti ke dal nga aty.
Pastaj kërkoj të telefonoj, pa e pasur një numër.
I afrohem aparatit dhe, të njëjtët gishta që pikonin mbi ty, trokasin mbi numrat:
1
0
Pas pak, ti përgjigjesh nga ditët e tua, atëherë kur je “numri një”.
Më flet dhe dëgjoj zemrën tënde.
Më thua që më do, më do, që po nisesh dhe po vjen.
Unë shkoj për të larë fytyrën, për t’u bërë e bukur, por kujtoj që jam larg dhe duhet kohë për të hyrë në një tjetër jetë.
Pastaj nuk është as kjo arsyeja.
Problemi është kur të telefonoj në ditët e tua, atëherë kur të jesh “numri zero”.
E provoj dhe të marr, ti nuk përgjigjesh. Rri e varur me orë te një kordon, duke i folur ajrit, në pritje të zërit tënd dhe… qaj.
Përse, kur je me të zezat e tua, më jep zerot?
Ndoshta faji është i imi që nuk i gëzohem çastit. Kësaj telefonate, si tani, ku të bardhat e tua më bëjnë “numrin një” edhe mua. Por njëshi e ka një fund dhe shpesh herë do flas me hijet e tua.
Provoj një tjetër truk. E bëj shpejtë.
Ti filloj telefonatat kur je “numri zero”. Nuk do përgjigjesh, për disa herë. Qaj po aq herë.
Pastaj lodhem, të harroj dhe flas me hijet e mia.
Ti i njeh pak ato.
Janë të ftohta sa një dimër dhe më lënë atje, në cep.
Duhen shumë degëza për zjarrin që të ngrohë duart e mia.
Degëza të një pylli të tërë.
Më vonë, në dhomë dëgjohet zilja e telefonit. Përgjigjem, por nuk je ti.
Jam këtu, zbrit! – më thotë zëri.
Bëhem e bukur dhe zbres shkallët, por, kam idenë se kam harruar diçka sipër.
Kthehem dhe futem përsëri në dhomë.
Ndërsa ti, je ulur në divanin e botës tënde, ose te një pub-i dhe kthen një gotë. Në dorë ke telefonin dhe po lexon tregimin tim, atë, çfarë kam shkruar deri tani.
Më imagjinon të bukur.
Ndërsa unë të them: “Jam bërë yll për një tjetër burrë”.
Ty të zë ankthi, aty, në mesin e barkut dhe e interpreton në mall.
Nuk pret, por më telefonon. Nxiton të prezantohesh dhe më thua se je “numri zero” .
Hijet e tua flasin më në fund dhe, çuditërisht, nuk janë arrogante por të sjellshme.
Unë të dëgjoj dhe rri në heshtje.
Ti pret fjalët e mia.
Një burrë tjetër më pret poshtë shkallëve.
Lexuesit presin fundin e tregimit.
Ndërsa unë vras mendjen përse u ktheva në shtëpi?

Lexo më shumë nga

Deti i Kinës Jugore, Kina, Filipinet dhe debati i madh aziatik

Në mëngjesin e 19 korrikut, një anije e vogël patrullimi e Rojës Bregdetare të Kinës (CCG) po kryente një lundrim…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deti i Kinës Jugore, Kina, Filipinet dhe debati i madh aziatik

Në mëngjesin e 19 korrikut, një anije e vogël patrullimi e Rojës Bregdetare të Kinës (CCG) po kryente një lundrim…