Investimet e huaja, Shqipëria qëndron në mesin e renditjes rajonale

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove


Investimet e huaja direkte hyrëse në terma realë u rritën vitin e kaluar, por megjithatë Shqipëria qëndron në mesin e renditjes rajonale në tërheqjen e këtyre investimeve.

Sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore, flukset hyrëse të investimeve të huaja në Shqipëri vitin e kaluar ishin sa 7.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në rritje nga niveli prej 6.8% i vitit të mëparshëm.
Me këtë shifër, Shqipëria renditet e treta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas Malit të Zi dhe Kosovës. Për vitin e kaluar, Mali i Zi thithi investime të huaja direkte në masën e 14.3% të PBB-së, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të rajonit.

Pas Malit të Zi, vijon Kosova me 8.6% të PBB-së, e ndjekur nga Shqipëria me 7.6% të PBB-së. Në krahasimin me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut, ku flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte vitin e kaluar përbënin 6.4% të PBB-së dhe Bosnje-Hercegovinën, me 2.6% të PBB-së.

Megjithëse në vlerë absolute investimet e huaja direkte gjatë viteve të fundit, kanë arritur vlera rekord, vlera e tyre në raport me PBB-në është larg niveleve më të larta historike. Mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore, niveli më i lartë i këtij treguesi u arrit në vitin 2009, kur investimet e huaja direkte përbënin 11.2% të PBB-së. Në dekadën e fundit, niveli më i lartë është regjistruar në vitin 2013, me 9.8% të PBB-së, ndërsa në vijim vlerat kanë qenë në rënie. Viti 2021 shënoi nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit, me flukse investimesh direkte hyrëse sa 6.8% e PBB-së.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më pare dhe në vlerën më të lartë të shënuar ndonjëherë.

Fitimi i riinvestuar përbënte më shumë se 53% të totalit të investimeve të huaja direkte.

Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara në vlerë kanë dominuar flukset e reja të investimeve të huaja direkte dhe kanë kompensuar një pjesë të rënies së flukseve të reja investuese nga jashtë. Vlerat e mëdha të fitimeve të riinvestuara janë tipike veçanërisht në sektorë si nxjerrja e hidrokarbureve apo shërbimet bankare dhe financiare.

Çmimet e larta të naftës bruto duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe pjesës më të madhe të vitit 2022 kanë luajtur një rol pozitiv në nxitjen e investimeve të reja, me qëllim shtimin e sasive të prodhimit.

Edhe sektori financiar dhe veçanërisht ai bankar përgjithësisht karakterizohet nga përdorimi i një pjese të madhe të fitimeve me qëllim rritjen e kapitalit, për të mbështetur zmadhimin e aktivitetit të bankës. Por, në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara në sektorin bankar janë shtuar edhe për shkak të kërkesave më të mëdha për kapital, të vendosura nga Banka e Shqipërisë.

Për sa i takon flukseve të investimeve të reja, një sektor që ka shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit ka qenë ai i pasurive të paluajtshme./Monitor

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Mirëpresim investimet direkte bavareze në energji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Eric Beißwenger.