Nis samiti i Berlinit në Tiranë, Rama paraqet veprën “Rrëmbimi i Europës”

“Rrëmbimi i Europës”, titullohet piktura e piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini, e prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama në hollin e Kryeministrisë


“Rrëmbimi i Europës”, titullohet piktura e piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini, e prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama në hollin e Kryeministrisë pas pritjes së liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE-së në kuadër të Samitit të Berlinit.

Prezantimi i pikturës u shoqërua edhe me një kërcim bashkëkohor të përgatitur nga koreografi Angjelin Preljocaj.

Kryeministri Rama tha se “Preljocaj është një shqiptaro-francez, një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës së vet dhe aty mësoi të vallëzonte, sepse nëna e babai u arratisën përmes maleve”.

“Franca e adoptoi dhe ai gjendet këtu për t’i uruar mirëseardhjen Macron kur të vijë më vonë”, tha Rama.

Koregrafi Preljocaj u shpreh se “pak ditë më parë Edi më tha ‘dua të bësh diçka të veçantë, se do të sjell këtë pikturë të jashtëzakonshme dhe dua ta prezantoj’. I thashë, Edi je i çmendur, nuk mund të krijoj gjëra të reja për 24 orë. Më pas solla dy balerinët e mi këtu dhe dje në orën 9 të darkës deri në 12 nisëm të punonim, u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe artin e baletit. Dua të falënderoj Edin që më dha mundësinë të marr këtë rrezik, të shfaq këtë balet përtej kësaj pikture”.

Më tej kryeministri Rama tha se, “i thashë se do të shkonte shumë mirë, sepse Ballkani Perëndimor pikturon dhe Bashkimi Evropian vallëzon”.

“Ju përpiqeshit në mesnatë të sillnit këtë balet, unë u mundova e luftova të kishim një mot të mirë dhe se nuk mund të kishim njëPproces të Berlinit me një mot britanik apo holandez”, tha Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit, mbahet sot për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë. Në samit marrin pjesë gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Marrë nga ATSH

#BerlinProcessinAL??????

#BerlinProcessinAL??????

?Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"- Mirëseardhja e liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit??????☀️

Posted by Edi Rama on Monday, October 16, 2023

Lexo më shumë nga

Patën e vramë ne!

"Fimi i mrekullueshëm i Sokol Kerajt më riktheu kujtimet"

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Patën e vramë ne!

"Fimi i mrekullueshëm i Sokol Kerajt më riktheu kujtimet"