“Tirana e Muraleve”, piktori i famshëm muralist holandez GOMAD sjell kryeveprën e radhës

Marcus Debie, aka GOMAD dhe Nancy Montforts, po pikturojnë një nga muralet më të bukura në Tiranë.


Nga Dash Frashëri, Botuesi i TiranaDiplomat.com

Tirana tashmë konsiderohet “kryeqyteti” i muraleve.

Muralet gjigante zbukurojnë fasadat e pallateve në disa prej rrugëve më të njohura dhe më dinamike në të gjitha zonat e Tiranës.

Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit, jo vetëm sepse në kryeqytetin e Shqipërisë jetojnë banorë nga mbi 140 kombësi të ndryshme, por thuajse çdo ditë, artikujt e botuar në mediat më prestigjioze ndërkombëtare shkruajnë për transformimin epokal të metropolit më vibrant të Ballkanit Perëndimor.

“Mural Fest 2023”, një projekt i Dekor Tirana dhe shoqatës VizArt me drejtuese Ormira Lulani dhe kuruar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, ka sjellë këtë vit emrat më të rëndësishëm dhe me një gjeografi globale, nga Franca në Argjentinë, nga Spanja në Danimarkë, apo Serbia, Holanda dhe Italia.

“Janë më shumë se 100 murale gjigante, nga artistë nga e gjithë bota. Marcus Debie, aka GOMAD, dhe bashkëshortja e tij, Nancy, janë nga Holanda, por përpara tyre, po përmend vetëm dy prej tyre, kanë qenë të famshmit Maximiliano Bagnasco nga Argentina dhe francezja Zabou”, tha kuratori Helidon Haliti për TiranaDiplomat.

Marcus Debie, aka GOMAD dhe asistentja e tij, njëkohësisht edhe bashkëshortja e tij, Nancy Montforts, po pikturojnë një nga muralet më të bukura në Tiranë.

Holandezi GOMAD është një nga emrat më të njohur në botë për muralet, me një portofol të madh punimesh.

GOMAD konsiderohet si një kulm i grafitizmit post-neo, shkrirja e imazheve fotorealiste të njerëzve, kafshëve dhe natyrës në një mendje që lakon strukturën surrealiste, kundër formave organike në një kompozim të vjetër mjeshtëror holandez. Kombinimi i bojës së vajit, akrilikëve dhe spërkatjeve në një mënyrë të veçantë të gjallë dhe unike.

Kryeveprat murale të GOMAD gjenden në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Francë, Angli, Irlandë, Itali, Kroaci, Republikën Çeke, Zvicër, Suedi, Greqi, Spanjë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe tashmë në Tiranë, Shqipëri.

Me Marcus dhe Nancy biseda lidhet vetëm për artin dhe muralet.

Bachelor në Art (Shkolla Artistike HKLS Sittard, Holandë) fillimet e tij artistike nisin qysh në moshën 12 vjec, dhe tashmë ka një eksperiencë personale 38-vjecare dhe profesionist muralesh prej vitit 2012, punë të cilën e realizon me pasion dhe përkushtim.

I ndikuar shumë nga dokumentari i grafitit “Style Wars”, GOMAD u aktivizua artistikisht që nga viti 1985 në skenën e grafitit të Holandës Jugore, e konsideruar si një nga pionierët në atë rajon.

GOMAD mban dy rekorde unike: ka realizuar muralin më të madh në sipërfaqe në Holandës 2000 m2 (Oss, 2019) dhe muralin më të lartë tv Holandës, 40 metra i lartë, Sittard, Holandë.

“Tirana e Muraleve” e ka joshur jashtëzakonisht dhe fakti që, në kryeqytetin shqiptar ndodhen murale të disa prej emrave më të rëndësishëm në botë, ka qenë një sfidë për GOMAD.

“Historia e murales që po realizoj në Tiranë është shumë e bukur. Është interpretimi im modern i një pikture të mjeshtrit të vjetër holandez “Vermeer”. Ai ka pikturuar të famshmen ‘Vajza me vathë perla’. Në murale time janë të dy portretet janë të dyja të nënës sime. Një kur ishte 16 vjeç dhe një si duket tani në moshën 80’vjeçare. Ora tregon kalimin e kohës. Një mjeshtër i vjetër holandez i bërë përsëri nga një mjeshtër i ri holandez”, – tha GOMAD.

Puna është më të vërtetë e bukur. Ndodhet tek ish-Sheshi Shqiponja. Dhe ja ajo në progres, ditë pas dite.

Një vizitë e bukur, surprizë edhe nga ambasadori i Holandës në Shqipëri, Dr. Reinout Vos dhe bashkëshortes së tij, Corien Vos, e bëjnë më kuptimplote. Tashmë Holandas e Rembrandit dhe Van Gogut, do të ketë shenjën e saj artistike në Tiranë, përmes GOMAD.

“Ndihem krenar që një piktorni famshëm holandez po bën një mural në Tiranë. Arti i muraleve është një traditë e bukur në Holandë. Ne kemi një traditë të shquar në pikturë. Ky murak është një kombinim midis tradiconales dhe modernes. Eshtë gjithashtu që dhe porteti i gruas është një holandeze, dhe për më tepër është nëna e piktorit. Dhe ky mural është përgjithmonë. Unë do t’iu them të gjithë vizitorëve holandeze se ka pak Holandë këtu”, tha ambasadori Vos për TiranaDiplomat.com.

Të gjithë ndidhen të lumtur me këtë mural të bukur. Dhe më shumë nga të gjithë, Helidon Haliti, të cilin e konsideroj si “Gjeneralin e Ushtrisë së Piktorëve Muralistë”.

Tiranë, më 7 gusht 2023.

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës

Tirana po bëhet gati të mirëpresë edicionin e tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës.