Ambasadorja e Zvicrës: Shqipëria po ecën para me diversifikimin e burimeve të rinovueshme të energjisë

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber deklaroi sot se Zvicra po mbështet prej 3 dekadash Shqipërinë për zbatimin e reformës në sektorin energjetik.


Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber deklaroi sot se Zvicra po mbështet prej 3 dekadash Shqipërinë për zbatimin e reformës në sektorin energjetik.

Këto reforma, sipas saj, kanë ndikuar në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese dhe përmisërimin e sigurisë së digave.

“Jemi të lumtur që Shqipëria po ecën para sa i përket diversifikimit të sektorit të energjisë drejt burimeve të rinovueshme dhe po paraqet eficiencën e energjisë. Jemi krah për krah Shqipërisë për të ndihmuar”, tha ajo, në ceremoninë e ankandit të parë për ndërtimin e parqeve eolike, që u mbajt sot në Tiranë.

Ajo vuri në dukje se parimet e qeverisjes së mirë duhet të udhëheqin procese si ky ankand i sotëm.

“Transparenca, llogaridhënie dhe pjesëmarrja janë të rëndëshme. Këto sjellin përfitim për tre aktorët në këtë proces, palët politike, sektorin privat dhe konsumatorin, të cilit i ofrohen çmime më të mira”, tha ajo.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…