Ardian Daullja – Rruga drejt suksesit me disiplinë skënderbegasi!

Sot, Ardian Daullja mban postin e Kryetarit të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Greqi


Kthesat e forta në jetë kryesisht nuk i zgjedhim, na dalin, është mënyra si i menaxhojmë çka na përcakton si individë. Natyrisht në emigracion “kthesa” në profesion është një ngjarje e zakonshme, por çfarë e bën të jashtëzakonshme një histori është moskompromisi me zhgënjimin dhe këmbëngulja drejt ngritjes. Kjo është historia e veçantë e elbasanlliut Ardian Daullja, i cili ka spikatur në fushën e biznesit të ndërtimeve metalike ose më saktë në artin e tyre.

Diplomuar në vitin 1993, me rezultate të larta nga Akademia Ushtarake Skënderbej, Ardiani shërbeu si ushtarak në qytetin e lindjes, Elbasan, deri në reformën e vitit 1998, e cila do t’i ndryshonte tërësisht rrjedhën e jetës. Për dikë që mbi një dekadë ka rutinë ditore disiplinën e hekurt, dalja jashtë saj dhe jashtë kufijve të atdheut për të cilët ka dhënë betim që duhet të mbrojë, është një moment dëshpërues. Këtë Ardiani e pohon sapo fillon rrëfimin e tij, ndërsa pranon se mungesën e një zanati me largimin nga vendi, ia kompesuan tërësisht vlerat e formimit ushtarak.

Athina u bë “vendlindja” e dytë e tij që nga viti 1998, por Elbasani do të farkëtonte profesionin e ri, si qytet metalurgësh i cili mbillte te çdo qytetar i saj dashurinë për metalet. Për 10 vite Ardiani punoi dhe u aftësua pranë një firme serioze greke, ndërsa paralelisht, në vitin 2004, thelemoi me ndihmën e familjes dhe miqve kompaninë “Con-Ardi” https://www.con-ardi.com/el/ në fushën e konstruksioneve metalike të të gjitha llojeve, ndërtim dhe rinovim banesash, e cila tashmë konkuron denjësisht në tregun grek, ballkanas dhe më gjerë. “Synimi ynë që në fillim ka qenë që “Con-Ardi” të arrijë nivele të larta, duke u bazuar në pasionin e njerëzve që e mbështetën dhe në objektivat e mirëpërcaktuara”- thotë Ardiani, duke mos fshehur dëshirën që këtë sipërmarrje ta ngrejë në të tjera standarde, djali i tij i cili diplomohet sivjet në degën e Inxhinierisë Mekanike.

Ardian Daullja është një figurë shumë e dashur edhe për komunitetin e shqiptarëve të Greqisë. I përfshirë aktivisht në strukturat dhe problematikat e komunitetit, që në ditët e para, ai u bë një zë i fortë për të drejtat e shqiptarëve dhe të huajve në përgjithësi. Sot mban postin e Kryetarit të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Greqi, me një kontribut të veçantë në themelimin e mbi 10 degëve të saj në rrethe të ndryshme të Greqisë.

Ardiani ka një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë që aspirojnë botën e biznesit: “Me pasion, këmbëngulje dhe dashuri për atë që bën, asgjë nuk është e pamundur. Këtë jua thotë dikush, që në moshën 45 vjeçare, arriti paralelisht me punën, të përfundojë studimet e larta për Shkenca Politike në Universitetin e Pantios Athinë.”


Marrë nga postimi në Facebook në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Greqi

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.