Investimet në Berat, Demo pret zv/presidentin e Bankës Botërore

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti sot në një takim zv/presidentin e Bankës Botërore për Politikat dhe Procedurat, Ed Mountfield, i shoqëruar nga drejtori i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas.

Demo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi investimet e realizuara në Berat në kuadër të projektit për zhvillim të integruar urban dhe turistik, të cilat kanë ndikuar në rritjen e turizmit në Berat.

“Zv/presidenti i Bankës Botërore vlerësoi pozitivisht ecurinë e investimeve për rehabilitimin e peizazhit urban në Goricë, Mangalem dhe në zonën e mbrojtur, përfshirë sheshin e ‘Portës së Pashait’, zonën pranë Muzeut Etnografik dhe rrugën ‘Mihal Komneno’”, theksoi Demo.

Bashkia e Beratit është cilësuar si një model për projektet e Bankës Botërore dhe Banka ka konfirmuar vijimin e mbështetjes për projekte të reja, për të siguruar qëndrueshmërinë e investimeve të kryera.

Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia