Rama: Të bëjmë të pakthyeshëm procesin e bashkëpunimit dhe paqes në rajon

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Beogradi, se duhet të bëjmë më të mirën për të çuar më tutje një proces bashkëpunimi dhe paqeje në rajon


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Beogradi, se duhet të bëjmë më të mirën për të çuar më tutje një proces bashkëpunimi dhe paqeje në rajon, që është detyra jonë ta bëjmë të pakthyeshëm.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Rama tha se temë e bisedimeve ishte Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, por edhe tema të interesit të përbashkët.

“Faleminderit për mikpritjen dhe mundësinë për t’u takuar në kuadër të vizitave në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor lidhur me temën e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe natyrisht edhe për të diskutuar më gjerë se sa kaq për tema të interesit të përbashkët. Duke qenë se kryeministrja e Serbisë nuk ishte e pranishme, takimi me presidentin është edhe më i gjatë. Kjo na dha mundësinë të diskutojmë në mënyrë shteruese jo vetëm për temën kryesore që është Procesi i Berlinit, domosdoshmëria për t’u fokusuar të gjithë së bashku që samiti në Tiranë të jetë sukses”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “sukses do të thotë që ne të arrijmë të bashkojmë planin e ri të Komisionit Europian për të rritur financimet për vendet e Ballkanit Perëndimor mbi tavanin aktual të fondeve IPA”.

“Plus edhe për të hapur disa rrugë të reja për integrimin e vendeve tona në tregun e përbashkët europian dhe nga ana tjetër për të ballafaquar pikëpamjet, se nuk janë gjithnjë të njëjta dhe në ndonjë aspekt janë konvergjente mjaftueshmërisht”, shtoi ai.

Rama theksoi se “ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të hapur, të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk jemi dakord, por kjo të mos na pengojë të përpiqemi të bëjmë më të mirën në funksion të atyre qëllimeve që duhet të jenë qëllimet e të gjithëve në rajonin tonë, për të çuar më tutje një proces bashkëpunimi dhe paqeje që është detyra jonë ta bëjmë të pakthyeshëm”.

“Për të punuar konkretisht dhe bashkëpunuar konkretisht për të bërë më të mirën duhet që në momente si ky, që është një moment specifik, me një tension shumë të lartë në veriun e Kosovës të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën dhe të kthehet në arsye për të stimuluar në vija të ndryshme dhe për ta devijuar qëllimin e ndarjes së këtyre pikëpamjeve”, theksoi ai. /ATSH

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave