Rama: Takim informal në Tiranë midis 17-18 korrikut me Brukselin, Kurti është i ftuar zyrtarisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Klan Kosovën se, do të organizojë një takim informal në Tiranë midis 17-18 korrikut me Brukseli


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për Klan Kosovën se, do të organizojë një takim informal në Tiranë midis 17-18 korrikut me Brukselin dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i ftuar zyrtarisht.

I pyetur nëse Kosova është palë që mund të përfitojë nga Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor, Rama u shpreh se, “unë nuk e imagjinoj dot që mos jetë. Domethënë që Kosova mos të jetë palë, të mos jetë një nga 6 vendet në tetor unë nuk e imagjinoj dot kurrë”.

“Dhe jo vetëm kaq, por megjithëse tani është bërë kjo puna e masave që çdo ditë del një entitet dhe thotë po ndërpresim, pas kësaj vizite dy ditore, unë kam parashikuar që të bëjmë një takim informal në Tiranë në fillim të javës midis 17-18 korrikut me Brukselin për të folur për këtë. Dhe ia kam bërë shumë të qartë. Nëse takimi informal do të mbahet në Tiranë, unë nuk e bëj me 5, me 6 kështu që Albini është i ftuar të vijë në Tiranë. Do t’i shkojë dhe ftesa zyrtare kuptohet, jo me ëhatsapp, po dhe me ëhatsapp. Të vijë në Tiranë të marrë pjesë në proces”, tha Rama.

“Natyrisht që më vjen keq që nuk u takuam sepse do të jetë i painformuar se për çfarë po flasim, por do të mundohem që ta informoj atje paraprakisht”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.