Greqi, sondazhet: Kyriakos Mitsotakis drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhje

Grekët iu rikthehen qendrave të votimit të dielën për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh.


Grekët iu rikthehen qendrave të votimit të dielën për një proces të dytë zgjedhor brenda pesë javësh.

Pas një fitoreje bindëse më 21 maj, por jo mjafshtueshëm për të qeverisur vetëm, Kyriakos Mitsotakis, e çoi vendin sërish në zgjedhje. Shanset e tij për të fituar një mandat të dytë si kryeministër këtë radhë janë të mëdha, për shkak të ndryshimeve që iu bnë ligjit zgjedhor. Ekspertët thonë se këto zgjedhje do të jenë një votë për ekonominë dhe reflektim i një ndryshimi drejt konservatorizmit të shoqërisë greke, pjesërisht për shkak të forcimit të qëndrimeve kundër imigracionit.

Zgjedhjet e së dielës në Greqi vijnë disa ditë pasi qindra imigrantë humbën jetën dhe u zhdukën në brigjet jugore të Greqisë, pas përmbysjes së anijes së peshkimit me të cilën ata udhëtonin. Por ngjarja duket se nuk ka ndikuar tek avantazhi që vazhdon të gëzojë sipas sondazheve Kyriakos Mitsotakis, me 20 për qind më shumë mbështetje krahasuar me rivalët e krahut të majtë. Greqia po del nga një krizë e madhe financiare që përfshiu vendin dekadën e kaluar dhe po lë pas problemet që shkaktoi pandemia. Ndihmës profesori i Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitetit të Athinës Yannis Tsirbas thotë se votuesit ndihen mirë të rikthejnë në pushtet një kryeministër, që u siguroi rritje ekonomike dhe shifra të ulëta papunësie:

“Ajo që po shohim është një votë për ekonominë. Pra që elektorati voton në favor të qeverisë kur treguesit makroekonomike janë mirë. Krahas kësaj, duket se vlerat e kësaj qeverie janë në përputhje me një kthim të konservatorizmit në shoqërinë greke. Mendoj se këto dy aspekte janë shumë qendrore për të shpjeguar se pse Demokracia e Re fitoi zgjedhjet dhe do të fitojë sërish”.

I diplomuar në Harvard, zoti Mitsotakis është zotuar se do të ndryshojë imazhin e Greqinë si një anëtare e eurozonës pro-biznesit e që administron me përgjegjshmëri financat e vendit.

Strategji që deri më tani, ka funksionuar.

Në muajin maj Demokracia e Re mundi kundërshtarët e saj të majtë, duke fituar bindshëm në bastionet socialiste në ishullin e Kretës dhe zonat me të ardhura më të ulëta përreth Athinës, disa prej tyre për herë të parë.

Një nga zonat që po kërkon të fitojë është distrikti Kaisariani i Athinës i njohur dikur me nofkën “Stalingradi i Vogël”. Qyteti ka një traditë krenarie të jashtëzakonshme të mbështetjes për Partinë Komuniste, të rrënjosur prej rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasojave negative të Luftës së Ftohtë, përfshirë një luftë civile trevjeçare. Theodoros Sideris u rrit në një kasolle, duke luajtur në rrugët e pista të Kaisarianit dhe duke shitur me kontribut vullnetar, një gazetë të krahut të majtë.

Familja e tij erdhi në Greqi gjatë shkëmbimit të popullatës me Turqinë një shekull më parë dhe u vendos në Kaisariani. Ata ishin të gjithë të majtë. Por tashmë 76-vjeçari, është shndërruar në konservator, i zhgënjyer nga premtimet boshe të të majtëve. Ai thotë se ishte zoti Mitsotakis që arriti ta bindë:

“Kam gjetur një njeri që flet qartë. Ai i shikon njerëzit në sy dhe nuk i gënjen. Bëri disa gabime për të cilat kërkoi falje, gjë që është e rëndësishme për grekët. Çfarë bënë të tjerët, të majtët?! Ata shkurtuan përfitimet sociale për punëtorët e varfër”.

Udhëheqësi i opozitës, Alexis Tsipras, kreu i partisë së krahut të majtë ‘Syriza’, shërbeu si kryeministër nga viti 2015 deri në vitin 2019. 48 vjeçari po lufton tashmë për mbijetesë politike. Zoti Tsipras, fushata e të cilit është e përqendruar tek çështje e shërbimit shëndetësor dhe shtetit të mirëqenies, nuk arriti të përfitojë nga një seri skandalesh që goditën qeverinë Mitsotakis në fund të mandatit të tij, mes tyre publikimi i përgjimeve që kishin në shënjestër gazetarë e politikanë të lartë, si dhe një aksident i rëndë hekurudhor më 28 shkurt, që nxorri në pah masat e dobëta të sigurisë.

“Tsipras dhe Syriza nuk janë të përgatitur. Ata kishin katër vjet për të korrigjuar të gjitha gabimet që bënë ose të gjitha gabimet që u atribuohen, duke filluar nga mungesa e besueshmërisë”, thotë Yannis Tsirbas.

Fushata për zgjedhjet e 25 qershorit është ndërlikuar më tej nga një rritje e mbështetjes për disa parti të vogla dhe periferike politike, dhe një ringjallje e një partie dikur të fuqishme socialiste. Rreth nëntë parti kanë shanse realiste për të fituar përfaqësim në rang kombëtar, duke filluar nga një grup ekstrem i djathtë e ultra-fetar, me rrënjë të errëta, deri tek dy parti të ndara të krahut të majtë, të themeluara nga ish-anëtarë të lartë të qeverisë së dikurshme të ‘Syriza-s’./ VOA

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…

Global 360

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…