Rama: Zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike, mundësia e artë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tre punonjësit e Policisë së Kosovës duhet të kthehen në shtëpi


Kryeministri Edi Rama deklaroi se tre punonjësit e Policisë së Kosovës duhet të kthehen në shtëpi dhe se zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike është mundësia historike në tryezë, për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri, dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht jo vetëm nga ata që e njohin deri sot, por nga të gjithë, edhe nga Serbia.

“Është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca që të tre punonjësit e Policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu, apo atje, janë marrë këtu apo janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim se kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje: kthimin e tyre në shtëpi”, deklaroi kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

Rama tha se qeveria shqiptare është e fokusuar në këtë pikë dhe se po përdor të gjitha kanalet e mundshme për të arritur këtë.

“Jemi të fokusuar që nga momenti i parë për të bërë këtë të mundur, po përdorim të gjithë kanalet e mundshme të ndodhë kjo sa më parë“, deklaroi Rama.

Sa i përket pyetjes për gjetje të një zgjidhjeje të përbashkët, Rama tha se zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike.

“Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike, me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme, siç ju e shikoni dita-ditës, të de-eskalimit. Dhe ajo që është më e rëndësishmja për interesin tonë është se paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë. Dhe mundësia historike është në tryezë, për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht jo vetëm nga ata që e njohin deri sot, por nga të gjithë, edhe nga Serbia”, u shpreh Rama.

Për kryeministrin Rama kjo është një mundësi e madhe.

“Është kaq e madhe kjo mundësi dhe kaq i rëndësishëm ky moment në histori, sa të gjitha të tjerat janë një produkt i një devijimi të panevojshëm nga fokusi”, vijoi ai.

Rama u shpreh se fokusi është që të bëhet paqja përfundimtare në tryezë.

“Dhe sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë mundësinë e artë Kosovës. Dhe propozimi në tryezë i mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje që është në tavolinë dhe kjo mundësi e artë në këtë moment nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë. Situatat mund të ndyshojnë, konjukturat mund të ndryshojnë, dinamikat mund të ndryshojnë dhe pastaj mund të hyjmë në një tjetër kohë të gjatë në histori ku nuk do kemi zgjidhje. Unë jam 100 % i fokusuar te kjo zgjidhje. Të tjerat tjerat mund të jenë pilula ekzaltimi për ata që identifikojnë veten si patriot në luftëra imagjinare, por nuk sjellin asgjë përveç zhgënjimit boshllëkut dhe humbjes së kohës dhe larg qoftë edhe mundësisë”, deklaroi Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Në nder të Ditës Botërore të Shtypit, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner priti një grup…