Rama: Akuzojnë draftstatutin e Asociacionit pa e ditur fare çka përmban

Kryeministri Edi Rama i cilësoi të pabaza reagimet mbi draftstatutin e Asociacionit


Kryeministri Edi Rama i cilësoi të pabaza reagimet mbi draftstatutin e Asociacionit, në kohën kur sipas tij, nuk e dinë se çfarë pëmban.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draftstatuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, deklaroi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”.

Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se i ka përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe, për të cilin ka vënë në dijeni dhe presidentin e KE-së, Charles Mishel dhe palën amerikane.

Rama deklaroi se “krijimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”.

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.