Tirana arrin zyrtarisht në 925 mijë banorë

Fieri ka numrin më të lartë të larguarve në pesë vitet e fundit, ndjekur nga Elbasani dhe më pas Korça.


Që nga 2001 popullsia e Shqipërisë ka vijuar të bjerë.

Përveç vitit 2017 kur pati një shtesë modeste me 1 mijë banorë, në vitet e tjera rënia ka vazhduar. Edhe në 2022-in trendi vazhdoi, me 31 800 persona më pak në vend, ndërsa numri i emigrantëve ishte më i larti që nga 2014-ta.

Në një periudhë 5 vjeçare shifrat tregojnë një realitet të hidhur me të rinjtë që po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi. Kështu nga 2018-ta janë 137 598 individë të grupmoshës deri në 29 vjeç që janë larguar nga vendi. Ndërkohë në piramidën e popullsisë, në pesë vitet fundit, u shtuan 68 269 individë të grupmoshës 60 – 85 vjeç.

Edhe mosha e mesme e popullsisë nga 30 – 59 vjeç është pakësuar me 19 358 individë, duke konfirmuar fenomenin e emigracionit familjar. Dramën e emigrimit të rinjve e konfirmojnë edhe statistikat e arsimit, pasi në arsimin parauniversitar dhe universitet u regjistruan rreth 35 200 nxënëse më pak.

Sa i përket qarqeve, Fieri ka numrin më të lartë të larguarve në pesë vitet e fundit, ndjekur nga Elbasani dhe më pas Korça. Por, edhe pse kanë numër të lartë të larguarish Fieri dhe Elbasani vijojnë të japin një kontribut të lartë në prodhimin e brendshëm bruto të vendit, ndërsa jo e njëjta gjë mund të thuhet për Korçën, që edhe pse ka turizëm të zhvilluar vlera e shtuar në ekonomi është ndër më të ulëtat. Ndërkohë Tirana ka tashmë zyrtarisht të regjistruar 925 mijë banorë, ndërsa nga 2018 i janë shtuar 41 mijë banorë dhe vijon të mbetet lokomotiva e vendit. Shtesa në vlera të papërfillshme ka pasur edhe Durrësi.

Por, largimi i popullsisë është një problem që po e vuajnë edhe vendet e rajonit. Serbia që së fundmi zhvilloi CENSUSIN zbuloi se nga 2002 i janë larguar 850 998 banorë, ndërsa mosha mesatare në vend arriti në 43.8 vjeç, duke e bërë kështu një nga vendet me plakjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor.

Një studim i OECD në 2021-in tregonte se që nga vitit 1990 të paktën 4.8 milion njerëz të lindur në Ballkanin Perëndimor apo 1 e 5 e popullsisë tashmë jetonin jashtë vendit duke përbërë një diasporë të madhe.

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.