OSBE prezanton Strategjinë e Ndërgjegjësimit për Armët e Vogla dhe të Lehta

Armët e vogla dhe të lehta vijojnë të paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë publike në Shqipëri


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Shqipëri, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit,  prezantuan, sot, Strategjinë e Ndërgjegjësimit dhe Komunikimit, si edhe Planin Kombëtar 2023-2027 për Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL). Në kuadrin e strategjisë, në këtë veprimtari u prezantua edhe fushata e parë ndërgjegjësuese për këtë temë.

Armët e vogla dhe të lehta vijojnë të paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë publike në Shqipëri[1]. Strategjia dhe plani i veprimit synojnë të ulin kërkesën për armë të vogla e të lehta dhe keqpërdorimin e tyre në Shqipëri, përmes një sërë veprimtarish ndërinstitucionale, të bashkërenduara dhe gjithëpërfshirëse. Po ashtu, strategjia thekson rëndësinë e përfshirjes konstruktive dhe të dialogut me publikun.

Në hapje të takimit, folën zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së Clarisse Pasztory, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Rebani Jaupi dhe Menaxheri i Programit të PZHKB-së në Shqipëri Vladimir Malkaj. Në të morën pjesë përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin, Qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konfliktit, Pikës së Kontrollit për AVL-të në Evropën Juglindore dhe Lindore (SEESAC), organizatave të shoqërisë civile, Këshillave Vendorë për Sigurinë Publike dhe të medias.

Në bashkërendim dhe duke u mbështetur tek arritjet e “Strategjisë për AVL-të, municionet dhe kontrollin e lëndëve shpërthyese”, strategjia synon të ulë kërkesën për AVL dhe keqpërdorimin e tyre në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së e hartoi strategjinë nëpërmjet një sërë takimesh këshillimore me aktorë si Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Komisioni Kombëtar për AVL-të, organizatat e shoqërisë civile, Këshillat Vendorë për Sigurinë Publike, grupet rinore, media, SEESAC dhe PZHKB-së në Shqipëri. Strategjia u zhvillua në bazë të studimeve mbështetur te të dhënat dhe përmban praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare të ndërgjegjësimit.

Ndërsa PZHKB-ja fillon zbatimin e fushatës së ndërgjegjësimit, Prezenca e OSBE-së do të mbështetet mbi këto përpjekje duke vijuar me zbatimin e fushatave të tjera që përshkruhen në strategji.

Strategjia dhe fushata e ndërgjegjësimit janë pjesë përbërëse e projekteve AVL që po zhvillohen nga Prezenca e OSBE-së dhe nga Zyra e PZHKB-së në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe me Policinë e Shtetit.

Projekti që zbatohet nga OSBE-ja financohet nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Franca. Projekti që zbatohet nga PZHKB-ja mundësohet falë kontributeve financiare të Gjermanisë, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Vendeve të Ulëta dhe Norvegjisë dhe lehtësohet nga Fondi i Partnerëve të Udhërrëfyesit të Kontrollit të AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian.

[1] Sipas Pikës së Kontrollit për AVL-të në Evropën Juglindore dhe Lindore (SEESAC), në vitin 2022, në Shqipëri, pati 430 incidente nga armët e vogla dhe të lehta, që çuan në 32 humbje jete.

Duhet guxim për t’u thënë JO armëve!

Bashkë me UNDP Albania, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, prezantuam,…

Posted by OSCE Presence in Albania on Tuesday, June 6, 2023

Lexo më shumë nga

Drejt përfundimit punimet për Lungomare 4 në Plazhin e Vjetër të Vlorës

Kryeministri Edi Rama bëri me dije lajmin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ky investim në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Drejt përfundimit punimet për Lungomare 4 në Plazhin e Vjetër të Vlorës

Kryeministri Edi Rama bëri me dije lajmin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ky investim në…