Muralja “Adriatiku” e artistit italian i shtohet kryeqytetit

Muralja e titulluar “Adriatiku” prezanton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vjen në kuadër të Javës së Italisë dhe të Mural ArtFest të Tiranës.


Një tjetër murale i është shtuar sot kryeqytetit nga autori italian Fabio Schirru, në art “Tellas”. Muralja e titulluar “Adriatiku” prezanton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vjen në kuadër të Javës së Italisë dhe të Mural ArtFest të Tiranës.

Artisti italian, me veprat murale të tij ka qenë protagonist në veprimtaritë e organizuara në qytetet më të rëndësishme të botës.

“Deti Adriatik mbart veçori të ndryshme nga ato të deteve të tjera. Është një det mesatarisht i thellë, bregdeti i shtrirë dhe ranor. Është kanali i Otranto-s, është hapësira detare që lidh Punta Palascia (Puglia) me Kepin e Gjuhëzës (Shqipëri), është pika më e afërt mes Italisë dhe Shqipërisë. Duke menduar për një pikë ndërlidhjeje mes dy vendeve, menjëherë më erdhi në mendje Adriatiku: historikisht një hapësirë e rëndësishme, një pikë ndërlidhjeje me dy Vendeve me tradita e zakone të ndryshme. Të ndarë, por, njëkohësisht të bashkuar nga deti”, tha artisti italian për këtë murale.

Drejtori i dekorit në bashkinë e Tiranës, Henril Çule, shpjegoi domethënien e kësaj murale që i shtohet Tiranës në kuadër të javës së kulturës italiane.

“Autori ka dashur të shpreh bashkëpunimin, afërsinë dhe marrëdhëniet që në këtë kohë janë në pikën më të mirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Distanca e ngushtë që na ndan midis dy vende, me atë rrip deti, është Adriatiku, dhe Adriatikun artisti është munduar ta sjellë në këtë murale. Kjo punë e artistit italian përkon me javën e kulturës italiane”, tha ai.

Ai theksoi se është fat për Tiranën, që të ketë një murale të autorit italian Tellas.

“Tellas është fat që e kemi këtu, ka lënë gjurmët e tij në muret e Italisë. Ka bërë disa punë shumë të bukura në Torino, që ishte një ndër punimet e fundit, por dhe jashtë Italisë. Patëm këtë bashkëpunim me ambasadën me Institutin Italian të Kulturës që ka qenë promotor i këtij eventi që është ”Muralfest”, tha ai.

I pranishëm në inagurimin e kësaj murale ishte ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci dhe nënkryetari i bashkisë Tiranë, Andi Seferi. /ATSH

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.