Pse jemi të pabarabartë?

Po çfarë është pabarazia? Nga vjen ky fenomen? Si formohet ai në një shoqëri me një sistem demokratik?


Nga Dr. Monika Stafa

Cdo ditë ne jetojmë ngjarje apo ndodhi të cilat sado përpiqemi t’i shtyjmë duke menduar se nuk na përkasin, përkundrazi ato janë aty. Në luftë me hijen tonë që i mban larg. Prej tyre kalon e shkuara jonë. Dhe po prej tyre, e ardhmja jonë.

Duke lexuar të tashmen, ndoshta është pak më e lehtë të lexojmë të ardhmen. Ndaj nisur prej kontekstit politik ku jetojmë, duke parë Europën, rajonin, botën në përgjithësi, për fat të mirë sot ne kuptojmë që ato që ndodhin larg nesh janë gjëra që shumë shpejt do të na prekin.

Pak më vonë sigurisht. Por do të na prekin.

Sic ndodhi me tërheqjen e Perandorisë Osmane. Me shpalljen e Pavarësisë. Me rënien e komunizmit. Me fundin e tranzicionit dhe mbërritjen e një kapitalizmi që po sjell pabarazi të theksuar sociale. Mes njerëzve. Mes shtresave dhe mes tokës.

Mes shumë pikëpyetjeve në raport me qëllimet që kemi pasur kur komunizmi ra, ajo që po na shqetëson të gjithëve më së shumti është pikërisht ky problem.

Pabarazia sociale.

Në këto vite të fundit ne e harruam ëndrrën europiane për të rrokur flamurin blu të saj. Harruam rrugën drejt integrimit. Ajo na u bë aq e gjatë sa tani nuk e duam më.

Harruam bashkimin me Kosovën. Luftën e saj për pavarësi dhe flamur. Letërsinë apo dhe sinorët e tjerë kulturorë që fatkeqësisht ende na ndajnë.

Tanimë shqiptarët “londinezë” thonë se ky është një problem që nuk na rri. Sepse njerëzia nuk është e prirur të mendojë për të ardhmen. Ajo mendon për të sotmen. Dhe e sotmja është pabarazia mes njëri- tjetrit.

Po cfarë është pabarazia? Nga vjen ky fenomen? Si formohet ai në një shoqëri me një sistem demokratik?
Në literaturën romake shkruhet se një shoqëri gjithnjë e më e pabarabartë i humbet lidhjet e saj me demokracinë.

Pasuria është e mirë, shkruhet aty. Por pasuria e tepërt të shtrembëron. Këto janë disa nga mësimet e viteve të fundit të republikës romake.

2000 vjet më pas ato mbeten ende mësime.

***

Në 33 vite fushatë elektorale në Shqipëri, ne nuk duhet të harrojmë se populizmi i retorikës së klasës politike kryesisht erdhi prej teksteve të shkollës latine. Ndodhi kjo në Shqipëri, sic ndodh edhe në Amerikë. Dhe në Europë po të doni. Fundja ne mësimet prej tyre i marrim.

A nuk shërbeu ky projektligj i fundit mbi pagat si një reflektim refuzues këto ditë nga kjo njerëzi për të cilën ishte folur aq fort në fushatë? Mbështetur aq fort? Kënduar aq fort? Falenderuar aq fort?

Kur liderët marrin pushtetin në tryezat e tyre të punës, pa diskutim rreth shumë literaturave që u shërbejnë, mes tyre janë dhe ato të Romës Republikë.

Udhëheqja që na drejton vendin nuk janë sigurisht Julius Cezari, Marcus Licinius Crassus apo dhe Gnaeus Pompeius Magnus. Përveçse ndoshta në ëndrra.

Por fushatat e tyre elektorale u detyrohen shumë xhaxhait të Cezarit, Gaius Marius.

Gaius Marius e mësoi Cezarin të fitonte zgjedhjet disa vite rresht, me një retorikë bazuar tek sulmi ndaj sistemit që kish ndërtuar elita e Romës. Shtresa aristokratike e saj.

Jo vetëm kaq por dhe duke i dhënë shpresë e besim të varfërve e duke i parë ata si potencialin e vetëm për të zhvilluar perandorinë. Me premtimin madje se do t’i bënte edhe të pasur.

A nuk tingëllon qesharake kjo ligjëratë? Me kë ju ngjan ajo?

***

Ajo që ndodhi në Romë është një mësim për të gjitha republikat moderne. Historia romake u mëson qytetarëve të pasardhësve të saj modernë rreziqet e pabesueshme që vijnë prej ngërceve të politikës dhe dhunës në politikë, shoqëri e familje si fenomen verbal por jo vetëm.

Ajo nuk mund të tregojë më qartë se kur qytetarët e saj shohin drejt së ardhmes ndërsa udhëheqësit e tyre përfshihen në këto sjellje të mbrapshta e të errëta, republika e tyre është në rrezik vdekjeprurës.

Nuk duhet ta harrojmë se Roma e hershme përparoi jo sepse ishte një sistem demokratik më i drejtë, por sepse ishte përgjithësisht më e barabartë, më e hapur dhe si rrjedhim më demokratike se rivalet e saj.
Askush nga ai triumvirat i famshëm romak (Julius Cezari, Marcus Licinius Crassus apo dhe Gnaeus Pompeius Magnus) nuk e zbatoi atë strategji populiste.

Sepse të tre ishin egërsisht të etur për para dhe pushtet. Po kush e ka realizuar te ne, në epokën moderne?

Fundi i asaj treshe përbindëshish u shenjua me gjak. Në vitin 2022 e çuditshme është që ky mësim latin vazhdon ende. Edhe me humbjen e tij.

Roma pas tyre shënjoi një fazë të re. Atë të zhbërjes së saj.

Cili është ai sistem që do të humbë në kohën tonë?

Vitrina e librit/ Lustrum- Robert Harris; shkrimtari britanik na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përziehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Pasuria sjell babëzi, babëzia sjell epsh, epshi sjell gjithëfarëlloj krimesh. Romani lexohet si një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë. Gjergj Erebara

-Amerikani- Odise Kote; Historinë e tij autori e ka sjellë në mënyrë artistike duke e pasuruar atë me një gjuhë letrare të pasur e plot metafora. Shtjella e tij duke kaluar nga njëra kohë në tjetrën, vjen me një narracion të rrjedhshëm duke mos e humbur gjurmën e parë prej nga vjen autori, gazetarinë. Ky është një roman që sjell një pamje të re mbi fatin, vuajtjen dhe rezistencën e të burgosurve politikë në burg dhe jashtë tij në Shqipërinë postkomuniste.

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…