“Fashion Panorama – The Italian New Wave”, ekspozita e modës italiane në COD

Ekspozita ofron për shikuesit dhjetë marka që përfaqësojnë tendencat globale në zhvillim.


Nga Dash Frashëri,
botuesi i TiranaDiplomat.com & Bloger.al

“Fashion Panorama – The Italian New Wave”

Kjo është ekspozita e hapur në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, e cila është pjesë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Hapja e një ekspozitë është një ngjarje e bukur për kryeqytetin, por kjo e hapur në selinë e Kryeministrisë është disi e veçantë, pasi flitet për një ekspozitë mode, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Promovimin e Italisë, nën kujdesine Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, e kuruar nga “Vogue Italia”.

Si botues i dy portaleve, kushtuar blogimit dhe artit: Bloger.al dhe DashArt.al, dhe atij kushtuar diplomacise, TiranaDiplomat.com, kureshtja ishte e madhe, sidomos kur bëher fjalë për modën italiane, e famshme në botë dhe me përfaqësues të rëndësishëm.

Dash Frasheri

 

Moda bashkëkohore italiane konfirmon ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e saj për të intepretuar prioritetet e shoqërisë së sotme në mënyrë origjinale.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 2 qershor, ofron për shikuesit dhjetë marka që përfaqësojnë tendencat globale në zhvillim.

Emrat e stilistëve të rinj dhe premtues janë: ACT N.1, Cormio, Gisele Claudia Ntsama, lessico Familiare, Magliano, Marco Rambaldi, Medea, Nicolo Pasqualetti, Panconesi dhe SSHEENA.

Një emër si “Vogue Italia” në Tiranë, është padyshim një moment i veçantë në veprimtarinë e Qendrës për Hapje dhe Dialog, si dhe një vlerë e shtuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm me Institutin Italian të Kulturës”, shprehet ajo.


Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë shprehet se zgjedhja për të prezantuar “Fashion Panorama – The Italian New Wave” në Tiranë për ndalesën e parë ndërkombëtare, lidhet me vëmendjen e vazhdueshme që Italia i kushton Ballkanit, si dhe me afërsinë tradicionale që Shqipëria ka me Italinë dhe kulturën e saj.

Francesca Ragazzi nga “Vogue Italia” shprehet se “Fashion Panorama – The Italian New Wave” vendos në qendër të vëmendjes një përzgjedhje stilistesh dhe stilistësh.

“Kemi zgjedhur 10 syresh, për vlerat në të cilat besojnë, kauzat për të cilat luftojnë, humanizmin të cilin mbrojnë, modën që krijojnë dhe kreativitetin që i shtyn përpara. Ekspozita, përmes punëve së tyre, do t’i ofrojë publikut të Shqipërisë dhe Ballkanit mundësinë e njohjes së tendencave të reja të fashion design-it italian”, shprehet Ragazzi ndër të tjera.

Arkitektja Megi Tafaruçi, e cila është edhe kuratorja e përgjithshme e COD, e vlerëson me nota maksimale hapjen e kësaj ekspozite.

Në theb të ekspozitë qëndron promovimi i artistëve të rinj, të cilët punojnë në krah të emrave dhe markave më të mëdha në botë, si “Dolce & Gabana”, “Fendy”, etj.

Blogeri Dash Frasheri dhe kuratorja e COD, Megi Tafaruçi

 

“Ekspozita është një bashkëpunim i COD me Ambasadën Italiane dhe Ministrinë e Jashtme të Italisë. Në Shqipëri është etapa e parë e kësaj ekspozite, e cila më pas do të jetë shëtitëse në të gjithë botën.

Janë dhjetë stilistë italianë të rinj, të cilët konsiderohen si e ardhmja e modës italiane dhe që do të mbajnë emrin e modës “Made in Italy”.

Ata kanë qënë pjesë e disa eventeve në Itali, dhe një pjesë e mirë e tyre kanë fituar cmime të rëndësishnme”, tha Megi Tafaruçi për Bloger.al.

Marco Rambaldi është njëri prej stilistëve të ekspozitës “Fashion Panorama – the Italian New Wave”, i cili ka lindur dhe jeton ende në Bolonjë, një qytet që ka qenë burim frymëzimi që në fillim dhe që vazhdon të ndezë impulset dhe reflektimet që përfundojnë në koleksionet e tij.

Një Bolonjë politike, kulturore, por mbi të gjitha kundërkulturore. Me referencë të veçantë për laboratorin që qyteti ishte, veçanërisht në vitet (fund) ’70, me eksperimentet e Radio Alice, Galerinë e Artit Modern, lëvizjen e ’77-ës dhe Manifestin kundër represionit. Vitet që stilisti i quan “dekada më domethënëse e shekullit të 20-të italiane; Falë atyre viteve, ne mund ta konsiderojmë veten më të lirë sot se më parë”.

Jezabelle Cormio është një tjeter stiliste e ekspozitës “Fashion Panorama – The Italian Wave”.

Artistja lindi në Nju Jork nga një baba italo-kroat dhe një nënë italo-amerikane dhe studioi për katër vite në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Antwerp.

Bota e Cormio-s njëherësh fëminore dhe e rritur, kap momentin shpërthyes kur trupat ndryshojnë dhe zakonet mbeten, kur adoleshenca mbingarkon jetën e atyre që deri dje ishin fëmijë me kuptime të përshpejtuara. Stilistja intrigohet nga tranzicionet e ndërlikuara, bashkëjetesa e mundshme e të kundërtave, polarizimet.

Vizitorët janë të shumtë dhe shumë prej tyre lënë edhe përshtypjet e tyre në librin e posaçëm për ekspozitën.

Ky shënim (pjesa e poshtme e faqes) është i ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Disa të tjerë falenderojnë kryeministrin Edi Rama.

Vetë kryeministri shkruan mbresat e tij.

Edhe unë lë shënimin tim. Përjetova një kënaqësi të madhe në këtë ekspozitë.

COD – Qendra për Hapje dhe Dialog

COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, që numëron vitin e tij të tetë, nga 2015, dhe nisi si një nisëm e kryeministrit Edi Rama, organizon shpesh ekspozita nga autorë të ndryshëm, disa prej të cilave janë vizituar dhe promovuar përmes rrjeteve sociale edhe nga kreu i qeverisë.

“Kryeministri Edi Rama dëshironte të krijonte një ambient brenda selisë, që do t’ju shërbente grupeve të ndryshme të interesit, për të shprehur mendime, opinione apo art”, thotë kuratorja Megi.

Numri i ekspozitave që organizohen në ambientet e COD është i konsiderueshëm, një numër që varion nga 12 deri në 15 ekspozita në vit.

COD ka një bibliotekë shumë të pasur, me libra mjaft cilësorë, kryesisht të huaj, por edhe gazeta shqiptare të viteve 1920.

“Bliblioteka ka qenë themeli i COD-it dhe numri i titujve rritet në vazhdimësi. Aktualisht, numërohen mbi 8 mijë libra. Janë të gjithë libra të dhuruar. Gjithashtu, janë dhe arkivat dixhitale të kopjeve origjinale”, thekson kuratorja.

Brenda COD ka dhe një kinema në përmesa të vogla, por të mjaftueshme për aktivitet, ku shfaqen edhe filma të ndryshëm tematikë.

“Punojmë me projekte që filmi shqiptar dhe i huaj mos të qëndrojë në heshtje. Aktualisht po zhvillojmë një projekt të filmave me metrazh të shkurtër, ku në fokus janë artistët e rinj, të cilat duan të promovohen dhe shërben si një dialog midis regjisorëve dhe artistëve me shikuesit”.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me aktoren e mirënjohur Ema Andrea dhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktivistit Arbër Kodra dhe aktorit Donald Shehu, zhvilloi aktivitetin e radhës të ciklit COD/ACT.

Lexo më shumë nga

Jezuitët dhe Françeskanët ngritën Muzeun e parë Arkelogjik në Shqipëri

Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX.

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Jezuitët dhe Françeskanët ngritën Muzeun e parë Arkelogjik në Shqipëri

Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX.