Rama: Përballë në 14 maj, ata të zonës së tmerrshme të plehrave në Porto Romano

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të 14 majit në Durrës, Rama u shpreh se ata janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare.


Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama u kujtoi durrsakëve se alternativa përballë PS-së në 14 maj është ajo që i la Durrësit në mes të trupit një kancer të tmerrshëm, zonën e tmerrshme të plehrave në Porto Romano.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të 14 majit në Durrës, Rama u shpreh se ata janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare.

“Atyre iu them se sa herë kemi nisur diçka jemi përqeshur, pastaj jemi baltosur dhe pastaj puna ka folur vetë”, tha Rama.

Ai theksoi se Durrësi ka kapacitetin të krijojë një fuqi dhe të rrisë mirëqenien e familjeve në Durrës, por njëkohësisht të ndikojë mirëqenien e të gjitha familjeve në Shqipëri.

“Nëse sot, ende pa i zhvilluar këto projekte dhe me gjithë ato që hoqëm me tërmetin, pandeminë apo problemet e mëdha me inflacionin e çmimin e frikshëm të energjisë elektrike, sot jemi në momentin kur po bëjmë rritjen më të madhe historike të pagave në Shqipëri. Po kthejmë investimin e kaq shumë njerëzve me vota, mbështetje, sakrifica e durim. Na kanë votuar për shkolla, kopshte, spitale, por edhe që në fund të muajit të çojnë më shumë të ardhura në shtëpitë e tyre”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është momenti i një kthese të madhe që do të bëjë që paga mesatare vitin e ardhshëm në sektorin publik të shkojë në 900 euro, nga 530 euro.

“Kjo të shoqërohet me një rritje të përgjithshme të pagave edhe në sektorin privat. Kjo nuk mjafton. Ne nuk do të ndalemi dhe nëse të ardhurat për frymë janë rritur nga 3300 euro në 6400 euro, do t’i çojmë në 10 mijë euro. Në rrugën e Shqipërisë 2030 projektet më të mëdha strategjike kombëtare i ka bashkia e Durrësit, sepse dy portet e mëdha do të ndërtohen këtu, por do t’i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por gjithë rajonit”, shtoi ai./ATSH

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…