Identifikimi biometrik në zgjedhje, Celibashi: Me sistemin e ri, të dhëna reale për numrin e votuesve

Kreu i KQZ: Kemi përmirësuar ndjeshëm gjithë sistemin e protokollimit


Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku kanë dhënë një deklaratë për mediet lidhur me procesin e votimit më 14 Maj.

Pelinku tha se qëllimi është që në qendrat e votimit të ketë 5 mijë operatorë të cilët do të jenë të mirëtrajnuar në ditën e zgjedhjeve lokale.

“Kemi shtyrë afatin e aplikimeve për shkak të mos mbushjes së qendrave të votimit me aplikantë, shpresojmë të kemi 5 mijë operatorë për qendër votimi. Gjithashtu, kemi shtyrë dhe afatin e trajnimit që në ditën e zgjedhjeve të kemi në nivelin më të lartë të votimit me operatorë”, tha ajo.

Celibashi theksoi se për herë të parë do të ketë të dhëna reale mbi numrin e pjesëmarrësve në votim.

“Kemi përmirësuar ndjeshëm gjithë sistemin e protokollimit të rasteve kur për arsye objektive nuk mund të bëhet identifikimi biometrik i votuesve. Kemi ndërtuar një sistemit të tillë që nuk lë shkak dhe mundësi për këdo që në mënyrë manipulative kërkon të shmangë identifikimin biometrik”, deklaroi ai.

Celibashi shtoi se “një votues nëse do të përdorë një mënyrë për ta shmangur identifikimin biometrik do të jetë qartësisht e evidentuar se për çfarë arsyesh. Kemi pasur raste që i kemi identifikuar, ku votues të caktuar ka gjetur mënyrën e shmangies së vënies së gjurmës së gishtit”.

Kreu i KQZ-së, theksoi se “gjë e shtuar në këtë sistem është transmetimi në mënyrë periodike i të dhënave mbi pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve. Për herë të parë, falë kësaj teknologjie, ne do kemi të dhëna reale mbi numrin absolut të pjesëmarrësve në votim, nuk do ta bazojmë përqindjen në sondazhe, por në faktin konkret dhe ne këto të dhëna do t’i bëjmë publike”. /ATSH

Malaj: 22,5 milionë euro për nënstacionin e ri të OSHEE në Tiranë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se ratifikimi i Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: 22,5 milionë euro për nënstacionin e ri të OSHEE në Tiranë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se ratifikimi i Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe…