Rama: Në 14 maj nuk kemi konkurrencë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi nga Pogradeci se në 14 maj, përballë Partisë Socialiste nuk ka as garë dhe as konkurrencë


Kryeministri, njëherësh , ndërsa shtoi se, nuk ka një shembull të vetëm ku alternativa tjetër të ketë marrë pushtetin dhe të ketë ndryshuar realitetin.

“Ne në këto zgjedhje e kemi të thjeshtë. Duhet të vendosim në kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot nga Pogradeci se në 14 maj, përballë Partisë Socialiste nuk ka as garë dhe as konkurrencë14 maj se kë do të marrim në punë për t’i qëndruar mbi krye punëve në shërbim të komuniteteve. Kemi shumë arsye për të mos pasur dilema, sepse është shumë e qartë se çfarë duam ne. Ata i kishit në krye të bashkisë së Pogradecit dhe mbeti bashkia si jetime në grupin e bashkive këtu që filluan të ecin shumë përpara. E njëjta gjë ndodh sa herë bashkitë e pushteti bie në duart e tyre”, tha Rama.

Sipas tij, “nuk ka në 31 vjet zgjedhje vendore pluraliste në Shqipëri një shembull të vetëm ku ata mund të tregojnë se po ua dhe atyre besimin e mundësinë ata mund të ndryshojnë realitetin e një qyteti apo fshati”.

Rama solli në vëmendje Tropojën, ku tha ai, “prej 4 vitesh drejton PS dhe ndryshimet në këto 4 vite janë më shumë se në të gjitha vitet që mbajnë mend ata që jetojnë atje”.

“Ne e kemi në gjak, në kulturën e punës, pjesë të pandashme të arsyes përse merremi me politikë. Nuk po them se ne nuk bëjmë gabime apo se jemi një familje ku nuk ka drurë të shtrembër, por ama ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi”, tha ai.

Rama solli shembullin e Shkodrës, e cila drejtohet nga PD që nga viti 1992 dhe është e vetmja bashki ku kazanët mbulohen nga plehrat për ditë me radhë.

“Sot bashkitë për shkak të drejtimit të socialistëve janë më të pastra se sa kanë qenë ndonjëherë. Sot Pogradeci është i pastër. Kur kaloja këtu me makinë plehrat i merrte era dhe i përplaste tek xhami i makinës. I kemi dhënë mbështetje për shkollat edhe Shkodrës ne, por janë copë-copë, ndërkohë që ne kemi ndërtuar shkolla me standarde evropiane edhe në zonat më të thella”, tha ai.

Rama tha se, “Shqipëria është sot më e respektuar se kurrë në sytë e botës e në sytë e Evropës”.

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Peleshi në Hungari, viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.