Rama: 5.64 miliardë lekë eksporte nga bimët mjekësore

Kryeministri: Shqipëria në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në rang botëror, edhe pse ka një territor krahasimisht të vogël për sasinë e prodhimit.

Kryeministri Rama përshëndeti sot punimet e konferencës së katërt kombëtare të industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, ku theksoi se, “në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë”.

Po ashtu, sipas tij, “janë mbështetur me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme, si dhe janë edhe 11 investime të tjera që i shtohen këtyre 16 investimeve që janë mundësuar nga kanalizimi në këtë industri i fondeve të IPARD-it, programit të Mbështetjes Europiane përmes Agjencisë të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural”.

Rama u shpreh se, këtu është baza e një industrie të së ardhmes.

“Ajo çka e gjithë bota ka bërë deri më sot me mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike është vetëm fillimi i një transformimi të jashtëzakonshëm në vitet që vijnë dhe për sa i përket xhiros së kësaj industrie që sot është në shifra të mëdha, botërisht flas, xhiroja parashikohet të rritet në mënyrë eksponenciale në vitet dhe në dekadat që vijnë”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se, edhe në Shqipëri ka pasur një hop të rëndësishëm sasior dhe cilësor të kësaj industrie.

“Besoj që kemi ditur ta mbështesim, duke mbështetur aktorët më premtues dhe duke ndihmuar në krijimin e shembujve që pastaj kanë frymëzuar dhe tërhequr pas edhe të tjerë. Faktikisht, sot jemi në kushtet kur kemi një sasi jo të vogël të prodhimit të bimëve aromatike mjekësore dhe një sipërfaqe prej pak më shumë se 7000 hektarësh të mbjellë dhe të kultivuar me këto bimë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se, “bimët mjekësore aromatike hyjnë në zërat e eksporteve bujqësore me një peshë goxha të rëndësishme, 5.64 miliardë eksporte”.

Sipas tij, “jemi një vend që eksporton kryesisht në eurozonë”. Rama tha se, rreth 70 % e eksporteve shkojnë në eurozonë.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për potencialin, ashtu sikundër jemi shumë të vetëdijshëm për faktin që kjo është një industri, e cila krijon punësim të mirëpaguar, gjithmonë e më të mirëpaguar për hir të vërtetës dhe normal, sepse bëhet fjalë për një punë jo të lehtë, është një punë e mundimshme, por ama garanton shumë familje, sidomos në zonën e veriut, që përfshihen në rrjetin e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve aromatike-mjekësore”, tha ai

“Dëshmitari i shkretëtirës”

Romani i Bashkim Hoxhës sendërton shenjat letrare jo vetem si ndërkohësi universale por edhe si shenjëzim letrar

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Dëshmitari i shkretëtirës”

Romani i Bashkim Hoxhës sendërton shenjat letrare jo vetem si ndërkohësi universale por edhe si shenjëzim letrar