Leksionet e protestave franceze!

Ata nuk duan të dinë se kush është Presidenti apo Kryeministri


Nga Denis Dyrnjaja

Ka mjaftuar një vendim i Qeverisë Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç që protestat të shpërthejnë në qytetet franceze.

Vetëm në Bordo u derdhën rrugëve 1 milion qytetarë të cilët shprehën revoltën e tyre të fortë, duke djegur edhe selinë e bashkisë së qytetit. Nuk janë huliganë, as anarkistë apo ekstremistë, por njerëzit e thjeshtë ata që në shenjë mosbindjeje civile shfrynë dufin ndaj një vendimi të qeverisë që e mendojnë dhe konsiderojnë si të padrejtë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është gatishmëria për të refuzuar edhe vendime të një qeverie të zgjedhur nga populli.

Pra jo domosdoshmerisht fakti që ke fituar zgjedhjet, të jep të drejtën të marrësh vendime e të kesh të drejtë për çdo vendim që merr. E francezët janë popull qe s’e falin dhe nuk e negociojnë dinjitetin e tyre. Këtë së kanë treguar sot, tani, apo këto ditë. Por e kanë treguar për dhjetëra dekada e shekuj.

Janë populli që kanë prerë koka mbretërish dhe nuk bëhet shaka me ta, janë njerëz që kanë projektuar kartën e të drejtave të njeriut, ku është stazhonuar në shekuj borgjezia, por edhe punëtoria.

Pra janë një shoqëri dinamike që ka balancat e saj të brendshme që lëvizin sipas rrethanave sociale e shoqërore. Fancezët kanë arritur e siguruar ato standarde ekonomike e sociale që lehtësisht të ishin indiferentë për vendimet që merr qeveria që i drejton, por s’e bëjnë. Ata janë vigjilentë për çdo vendim që lidhet me jetën dhe xhepat e tyre. Vetëm pak vite më parë qeveria rriti në Francë vetëm me 0.4 cent çmimin e naftës dhe u dogj Parisi e rrugët u pushtuan pa reshtur ditë e natë nga protestuesit.

Sigurisht që 0.4 cent nuk do të kushtonte asgjë për çdo qytetar francez, por ata nuk e kishin me çmimin, por me vendimin.

Dhe qeveria u tërhoq, sepse e di se me popullin nuk bëhet shaka e se qeveria është në krye të vendit për t’iu shërbyer, jo për të shtypur apo tallur me njerëzit. Pra ata të thonë stop me akte dhe jo me fjalë. Nuk rrinë shtëpive duke bërë indiferentin, se liria nuk mbrohet me fjalë, por me veprime.

Ata nuk duan të dinë se kush është Presidenti apo Kryeministri, se nuk kanë dashur të dinë as kush ka qenë mbreti kur vjen momenti te dinjiteti. Një popull që ul kryet një herë, mund t’i ulë përherë. Këtë leksion francezët e dinë mirë ndaj kanë vendosur të mbajnë kryet lart për dinjitetin, nderin dhe vendin e tyre. Për ta largimi i Presidentit Macron është formalitet, se nuk e kanë të lidhur jetën me idhuj politikë. E kanë lënë pas këtë kohë shekuj më parë kur i udhëhiqte Napoleoni i famshëm.

Tani ata vendosin në krye të shtetit njerëz, jo idhuj apo heronj. Sepse po të vendosnin idhujt do të pranonin çdo vendin të tyre përfshirë edhe sundimin. Kështu do të dhuronin lirinë në këmbim të Idhullimit. Është një kontratë shumë e disbalancuar kjo në disavantazh të popullit, ku del vetëm njëra palë e fituar. Ndaj francezët kanë vendosur të jenë gjithnjë të vëmendshëm për të protestuar për të mos toleruar.

Dhe këtë e bëjnë se ata janë thjeshtë të lirë dhe lirinë se kanë as në shitje as në dhurim qoftë dhe të përkohshëm ndaj çdo shtetari!

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.