“Gurët e vetmisë”, romani i Enkel Demit që ndërthur mitet dhe legjendat

Romani “Gurët e vetmisë” i Enkel Demit ka status historik, sepse kushtimisht nevojitet njohuri për historinë


Nga Armend Duraku

Romani “Gurët e vetmisë” i Enkel Demit ka status historik, sepse kushtimisht nevojitet njohuri për historinë që e kërkon teksti karshi kontekstit që duket herë-herë i përzier nëpër kohë. Kategoria e kohës së mirëfilltë mungon në këtë vepër, dhe sikur kemi të bëjmë me një metaforë jo edhe lehtë të zbërthyeshme.

Do të kishte qenë më e thjeshtë sikur kategoria e kohës në romanin e Enkel Demit të kundrohej thjesht si një problem filozofik, por letërsia është një art sintetik e sinkretik që i përmbledh në sintezë, të bashkëshoqëruara, kategoritë e ndryshme edhe filozofike, edhe morale, edhe estetike nëpërmjet shkallëve diskursive të romanit, që janë personazhet.

Demi, me një frazeologji dhe leksik të jashtëzakonshëm duke prekur mitet e legjendat, ëndrrat e realitetin, trillimin e të vërtetën, na dërgon nëpër kohë të ndryshme, por filli gjendet në periudhën pas pavarësisë së Shqipërisë, gjegjësisht më 1913, gjer në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Ky udhëtim në kohë që bëjmë gjatë leximit, jetën e shqiptarëve, mentalitetin, realitetin që ngjau në atë pjesë jugore dhe pasojat e mëtejshme i jep në forma të larta artistike.

Ashtu si edhe në disa parametra të tjerë artistikë e narrativë, romani “Gurët e vetmisë” me larminë e kohës, rrëfimeve për religjionin, shoqërinë, muzikën, arkitekturën, historinë, magjinë, ëndrrën, jetën, vdekjen, antikën dhe gjithçka tjetër, mbase vjen edhe në stadin e postmodernes. Sepse edhe i ka elementët që e bëjnë të tillë.

Vepra, thellë përbrenda ka ironinë, nuk shkon në narratologji të tepruar, ka moralitetin, natyrën shoqërore dhe realitetin njerëzor për atë kohë. Kohë kjo që është e pa kohë, ose siç e thotë një nga personazhet aty se “Koha vdiq”. Mjeshtërisht tregohet jeta e përditshme e fshatit, shoqëruar me humorin që nuk mungon si pasojë e frikës dhe të rejave që vijnë në atë vend; ka sjellë dhembjen e dashurisë edhe erosin ndërthurur brenda ndodhive.

Nëpër vepër vazhdojnë dy linja të mëdha, që janë vdekja dhe ngjarjet personale të një shoqërie që jeton me shtriga, magji, gjakmarrje dhe me një zhvillim tepër të ngadaltë. Ngjarjet nëpër dhjetë kapitujt, si mbërritja e bicikletës së parë në fshat, makinës së parë, gruaja e parë greke, shtëpia e parë publike, foto aparati i parë e edhe komunistët e parë, japin një pasqyrë reale të asaj kohe me atë shoqëri.

Por në fillim kemi një terr, skrop siç e quan autori. Ëndrra e gjendja e amullt qysh në fillim e japin njëfarë paralajmërimi të hidhur, nëpërmjet gruas shtatzënë në një fushëbetejë mbjellë me kufoma ku shkon të gjejë të shoqin. Kufoma gjendet, ama vjen në ëndërr herë pas here dhe e risjell lajmin tragjik të humbjes.

Humbje kjo që përshkruhet tepër mirë nga autori, e cila na shfaqet si një foto statike që e përshkon hapësirën e atyshme. Njerëz që hyjnë e dalin nëpër skena të mjegullta, por pamjet janë edhe të kthjellëta. Humbja dhe ikja aty janë skena të një intensiteti të lartë, me një ritëm të spikatur ku jepen lot, dhimbje, përdhunime, frikë e lebeti dhe masakrime.

Gurët e vetmisë është rrëfim për atë që ka ndodhur një shekull më parë, një ndodhi e dhimbshme mes qëndresës e shpresës dhe tentimit për asimilim. Statusi historik, që thamë në fillim, nuk ka ndonjë vlerë në përcaktimin e veprës së Demit si roman historik, pasi sot nuk u jepet shumë rëndësi ndarjeve të tilla, por shkojnë në rrafshimin e tyre.

Por libri në fjalë padyshim është rrëfim epik i së shkuarës, që janë një fat e realitet, të lidhur që të dy për dhimbjen e asaj kohe, mallin dhe pikëllimin e autorit.

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…