Krifca: Rrisim kuotat për eksportin e tonit në Japoni

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u takua me ministrin japonez të Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, Katsumata Tataaki.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, Katsumata Tataaki.

Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, teksa vuri theksin në rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun japonez.

“2022 shënoi një vit me rezultate konkrete të bashkëpunimit me Japoninë, ku ne nisëm eksportin e një produkti të rëndësishëm, siç është ai i peshkut ton. Një nga pikat e diskutimit tim, ka qenë që ne, të marrim edhe mbështetjen e Japonisë për rritjen e kuotave të eksportit të tonit, pasi Shqipëria ka tashmë infrastrukturë dhe kapacitete për të shtuar prodhimin, nëpërmjet fermave të akuakulturës që operojnë me standardet e kërkuara dhe mjaft të larta që ka Japonia”, tha ministrja Krifca.

Gjithashtu vijoi ministrja, kemi kërkuar edhe një mundësi, që të hiqen tarifat e dyfishta, që aktualisht Japonia aplikon.

Në këtë vizitë zyrtare të drejtuar nga kryeministri Rama, delegacioni shqiptar zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Ministrja Krifca veçoi dy ndër takimet e rëndësishme që lidhen me bujqësinë.

“Ne bëmë një prezantim të produkteve dhe sektorit bujqësor, në një takim me Dhomën Kombëtare të Tregtisë në Japoni, ku pati mjaft interes për prodhimet tipike shqiptare bujqësore. Në takimin me komunitetin e biznesit japonez, të pranishmit degustuan disa nga prodhimet shqiptare si mjalti, vaji i ullirit dhe vera, teksa prodhuesit ekselentë shqiptar diskutuan nga afër për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare dhe nënshkrimin e kontratave”, vuri në dukje Krifca.

Ministrja u shpreh me kënaqësi, për vijueshmërinë apo dhe kontratat e reja të bashkëpunimi që vendosën disa prej sipërmarrësve shqiptar me biznesin Japonez, për prodhimet bujqësore dhe specifikisht në fushën e bimëve mjekësore.

“Jemi këtu me punë konkrete për të ekspozuar sa më mirë ekselencën shqiptare në bujqësi”, deklaroi ajo.

Duke u ndalur në takimin me Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Somelierëve të Japonisë, një figurë e njohur botërisht në këtë fushë, si fitues edhe i çmimit “Somelieri më i mire në botë “ në vitin 1995, i cili udhëhoqi një proces degustimi të prodhimeve të verës autoktone shqiptare, ministrja Krifca tha se, “më erdhi mjaft mirë të dëgjoja prej tij, se vera shqiptare ka karakteristika unike dhe është një verë që mund të shoqërohet mjaft mirë edhe me ushqimin japonez”.

“Përmes takimeve të tilla i hapin rrugën prodhimeve bujqësore ekselente shqiptare drejt një tregu prej më shumë se 130 milionë banorë”, theksoi Krifca, teksa shprehu angazhimin se, për vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe krijimin e urave të reja që çojnë përpara bujqësinë shqiptare “.

Takimi mes ministrave Krifca dhe Kataaki u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që një delegacion i qeverisë shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.