Hohmann: BE, e përkushtuar ndaj Shqipërisë!

Ambasadorja: Me miratimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë, ne do të mund të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë


Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann u shpreh sot se “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për të ndryshuar jetën e shqiptarëve për më mirë, edhe përpara se vendi të anëtarësohet në BE”.

“Me miratimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë, ne do të mund të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, më shumë mbrojtje për mjedisin, më shumë mbështetje për shërbimet publike dhe drejtësinë”, tha ambasadorja Hohmann.

Këshilli i Ministrave miratoi dje në parim nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për Planin Vjetor të Veprimit (PVP) për vitin 2022 në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA) III.

Kontributi i BE-së prej 82.6 milionë euro do të mbështesë gjashtë veprime në fushat e mjedisit, rinisë, demokracisë, harmonizimit të acquis të BE-së, luftës kundër krimit të organizuar dhe gjyqësorit.

Konkretisht programi “BE për ujin” (29 milionë euro) synon mbështetje për Shqipërinë drejt ruajtjes dhe përmirësimit të statusit cilësor të trupave ujorë në Shqipëri dhe përafrimin e mëtejshëm me “acquis mjedisore” të BE-së.

“BE për të rinjtë” (5 milionë euro) synon: mbështetje për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Programi “BE për Demokraci” (5 milionë euro) synon promovimin e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe besimit të qytetarëve shqiptarë në institucionet demokratike.

Ndërsa programi “Mjeti i Integrimit në Bashkimin Europian” (19 milionë euro) synon forcimin e kapaciteteve dhe llogaridhënies së administratës publike shqiptare në përgatitjet e saj për anëtarësimin në BE.

Programi “BE për Zbatimin e Ligjit” (14.9 milionë euro) mbështet shtetin e së drejtës përmes forcimit të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri, përfshirë krimin mjedisor dhe aktivitetet e paligjshme kibernetike, trafikimin e qenieve njerëzore dhe migrimin e parregullt.

Ndërsa “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (IMO): Mbështetje për procesin e rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri – Faza III” (9.7 milionë euro)synon forcimin e pavarësisë, transparencës, efikasitetit, llogaridhënies dhe besimit të publikut në sistemin shqiptar të drejtësisë .

Marrëveshja e financimit do të nënshkruhet tashmë nga Komisioni Evropian dhe më pas do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Instrumenti i asistencës para anëtarësimit IPA mbështet vendet kandidate për në BE në miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së./ATSH

“Java e Europës 2024”, aktivitete në Gjirokastër

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, çeli sot në Gjirokastër “Javën e Evropës 2024”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Java e Europës 2024”, aktivitete në Gjirokastër

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, çeli sot në Gjirokastër “Javën e Evropës 2024”