Sotiraq Naçi, poeti i katër stinëve të dashurisë!

Poeti Sotiraq Naçi ka një lidhje të hershme me poezinë, 40-vjeçare, qysh kur ai botonte te gazeta “Zëri i Rinisë”.


Poeti Sotiraq Naçi ka një lidhje të hershme me poezinë, gati 40-vjeçare, qysh kur ai botonte tr gazeta “Zëri i Rinisë”.

Me një stil tërheqës, metafora të bukura, ai i qëndis poezitë me një pasion dhe dashuri të madhe.

Tematika e mallit të emigrantit për vendlindjen, dashuria e përjetshme për nënën, janë disa nga simbolikat e tij.

QYTETI YNË…

Qyteti sot pa frymëmarje dhe i zymtë,
heshtje pa sens dhe rrugë plot baltë…
Mbrëmje të qullura veshur në të zeza,
fsheh këmbësoret që ecin mbi asfalt…

Trokitjet e kuajve nuk ndihen nëpër rrugë
edhe patkonjtë qënkan trembur nga ky qytet…
Xixëllonjat fluturojnë të çartura tek tuk,
vetëm kukuvajkat flasin në gjuhën e vet…

Paska humbur ky qytet dritën gjallërinë,
qëkur në qiell fluturuan ca njolla të zeza…
Nuk ishin shqiponja e as zogj që cicërijnë
por copëza të vrara të dashurive të vjetra…

Dhe unë kujtoj gjithë mall por i mpirë
ato mbrëmjet e tij plot zhurmë e buzëqeshje…
Dikur gjallëria fluturonte plot dritë,
të merte malli të gjeje një copëz heshtje…

Ç’mu desh që erdha mbas kohësh këtu….
Tash do të iki përjetë nga ky qytet zemërthyer…
Dhe ato ëndrra që i shihja dikur,
padashur mi vodhi dhe mbeta i zhgënjyer…!

(2015)

***
Do te ndodhe nje dite

Do te ndodhe nje dite,
shkallet ndoshta s’do ti zbres me…
Dhe kujtesa e ai cik shpirt,
do te me lene si nje film pa ze…

Dhe rinia e strukur thelle,
do te ngjallet per nje cast…
Si trendafil i sapombjelle,
do te lulezoj vec per nje nate…

Vec per nje nate deri ne agim,
do ti zgjoj te gjitha kujtimet…
E midis tyre dhe dashurine,
te vetmen pasuri timen…

Si nje trendafil i keputur,
fishkur lodhur e cgjetheruar…
Do te pergjunjem duke u lutur,
e do te iki duke kenduar…

Do te ndodhe ndoshta nje dite,
krahet vdekjes do tja hap…
Por ta dini per dashurine,
frymen e fundit do ta jap…

*******

RRUGET E DASHURISE
_________

Nder udhet e mia ti hapat i hedh,
me ritmin e tyre reh zemra ime..
Nder udhet e tua une ndihem mbret,
i ulur kembekryq mbi fron dashurie…

E nese flas e them ndonje fjale,
a pyes veten perse te dua shume…
Ti buzeqesh e pergjigjesh pa folur,
me perqafon e perhumbur me puth…

Krahet e tu si kurore trendafilash
si petale me ledhatojne permbi buze
Buzet e tua me puthin “pa meshire”
puthjet si fjale dashurie pafund…!

(24 PRILL 2014)

NËNË
____

Ti je stina ku ditët qeshin,
netët vrapojne drejt yjësisë…
Ti je EMRI që e duan njerëzit,
shpresa e vetme e lumturisë…

Ti je vështrimi i së ardhmes,
ngrohtësia që sjell vetëm fat…
Ti je ëndrra e vetme e paqes,
je dëshira për të jetuar gjatë…

Egziston si një ëngjëll i qeshur,
të më përqafosh si të isha foshnjë…
Ndaj dhe zoti pa ty do të kish “vdekur”,
të heq kapelen e të thërret Zonjë…

Ti je një stine ku stinët humbasin,
kthehen thjesht në emra e nocione…
Ti je zemra ku të gjithë trokasim,
Ti je kuptimi e kësaj bote…..!

15 PRILL 2015

LISI PLAK
______

Ja u ktheva dhe njëherë,
pranë kësaj ure tek lisi plak
dhe kërkoja ndonjë gjethe,
ndonjë degë mos nuk ishte tharë..

Kish kaq vite që ish braktisur,
për ne të dy kish pasur mall…
Por ai stoik nuk kish lëvizur,
për të na thënë ja tek jam.

Dikur nën zë më pëshpërisje
dhe më thoshe s’jam e gjallë…
Ndënë këtë lis doje të,zije
djalin tonë fëmijën e parë.

Unë qeshja me të madhe,
zemra qeshte e bëhej mal
Ti guisje si një sorkalle,
qeshte lisi ynë kumbarë.

Dhe kështu kalonin ditët,
netë të zjarrta plot dashuri…
Ne të dy nuk jemi më bashkë,
por lisi plak qëndron aty…

28 JANAR 2015

Zhvillimet në Ballkan, ambasadori Canaj takim me homologun e OSBE

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një takim pune Ambasadorin e OSBE-së, Jan Bratu.

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Zhvillimet në Ballkan, ambasadori Canaj takim me homologun e OSBE

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një takim pune Ambasadorin e OSBE-së, Jan Bratu.