Thomaidha dhe drita e dashurisë!

Poetika e saj përfaqëson një festë të shpirtit për lexuesit. Vargjet e Thomaidhës përbëjnë një përjetim të thellë estetik.

Nga Baki Ymeri

Duke e lexuar me kënaqësi të veçantë poezitë e Thomaidha Tanuçit, konstatova se poezia është dëshmi e dashurisë.

Poetika e saj përfaqëson një festë të shpirtit për lexuesit.

Vargjet e Thomaidhës përbëjnë një përjetim të thellë estetik që manifeston sentimentin e lindur në mënyrë të natyrshme, një ndjenjë e bekuar që bashkon trokitjet e dy zemrave të gërshetuara me fërgëllimën e zjarrit romantik, poeteshës dhe lexuesit, duke realizuar një binom brilliant për të receptuar intenzitetin e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, kuptimin e temave dhe sfondin ideatik që fshihen në zemrën e çdo poezie.

Poetja Thomaidha Tanuçi

 

Vargjet e autores kanë lindur nga një impuls fisnik, duke u shndërruar në një befasi të re letrare dhe sentimentale. Poezia është testament i jetës dhe drita e së vërtetës, ndërsa poezia e saj pasuron botën tonë letrare dhe e fisnikëron qytetërimin e një kombi.

Autori i shkrimit, Baki Ymeri

 

Poezitë e Thomaidhës janë realizime të bukura etike, sinteza të një koncepti për jetën, dëshmi të mendimit dhe ndjeshmërisë.

Thomaidha Tanuçi është një poete e lindur që krijon një botë të re me ligjet e reja të ndjeshmërisë dhe harmonisë. Krijimi është një magji që të shpie në tryezën e shkrimit, që të nxit t’i ripërjetosh ngjarjet me një intenzitet të ri subjektiv, të cilat të duken më reale se sa vetë realiteti objektiv.

Vepra e Thomaidhës që vjen nga Përmeti i Vjosës dhe Naim Frashërit e jeton në Tiranë, përbën realitetin e një jete personale, me vargjet e një misterioziteti që gërshetohet me magjinë e bekuar të dashurisë.

 

Tri poezi përfaqësuese nga Thomaidha Tanuçi.

NJË DEHJE

Si pellgje shiu këta sy sot,
padukshëm nëpër mall këndellen
në një gotë vere,

e pambrojtur nga dehja
si liria tretem në këtë lëng
dhe të pushtoj;
të pushtoj…
si më ka pushtuar kjo dehje.

Ngatërrohet vetja nëpër ty
dhe… heshtje!
Heshtje!

Oh, kjo jetë me lëngje sysh,
si pasqyrë shihet
në lëng të kuq.

Shiko,
shiko si jam lidhur pas teje.

Ti nuk më flet.
Unë gjej fjalët,
flas për mua dhe ty;
normalët hyjnë në monolog,
të marrët flasin me zë të lartë
për të dy.

Duhet të fle;
por në gojë më fle nata.
Dita zgjohet e rrënohet mbi dritë
e unë jam e fortë vetëm kur eci me ty;
zbathur, nëpër lëndinat e dashurisë.

Më shijon ky lëng,
ndiej gjuhën e athët dhe të mpirë;
nuk dua të zgjohem,
nuk dua të zgjohem
nga kjo humbësi!

*

SONATA E SHIUT

Sapo nisi një shi i butë,
shi i shtruar,
shuar mbi pika etja ime
dhe ka në duar qiellza të lëngëta.

A e ke ndier aromën e tokës?
Si fërshëllen dheu posht’ hapave;
a e ke ndier?
A je futur nën ndonjë lofatë të lagësht?

Tani filloi me rrëmbim,
i ngjan revoltës sate
furtunë;
por unë e pres,
e pres si dashurinë.

Bie shi në Tiranë
dhe unë nuk jam as Anë,
as Adrianë,
por bija e shiut,
që fle në jastëkë të lagur
dhe zgjohet mëngjeseve
me vesën mbi lëkurë.

Bie shi në Tiranë,
të panjohurit i fshehin
dëshirat nën shikime
e unë jam e padukura;
e humbuna e kohës,
e gjetura e ëndrrës.

Ti, nuk guxon
të endësh kërcime
ëndrrimtare rreth trupit
as fjalë të bukura rreth buzëve
e ndosha brenda vetes,
do ta këndoja një këngë të pakënduar,
që do të shoqërojë ëndrrën time.

Bie shi në Tiranë
dhe unë nuk jam as Anë, as Adrianë;
ndoshta një krejt e panjohur
duke pritur në shi…

*
ËNDËRRMAKTH

Ti që je
si një vegim,
ti ëndërrmakth
a si “mallkim”
një herë real,
pastaj ënd’rrim,
si ditënektar
a si harrim;
si dashuri,
si përqafim;
si zhveshjedashje
me dëshirë,
si dhënie vete
pa ngurrim;

oh, ç’po këlthet
ky shpirti im,
ti ëndërrmakth
e ti “mallkim”
që po më tret,
e prapë më ngjall,
ti që largohesh
kaq ngadalë,
dhe një vështrim
e hedh mbi valë,
mbi një direk
a një palë sy,
a një palë flokë,
kur s’jam aty.

Eci në rrugë,
notoj në det,
s’kërkoj askënd
që ngjan me ty;
sepse të kam
në trupin tim,
të kam në lot
si një trishtim,
të kam me dashje
një largim,
që ta qetësoj pak
shpirtin tim.

Dhe kur të nisim
udhën prapë,
të jesh ti pritja
më e gjatë.

LIBRA TË AUTORES

“Frymë e ujët hapash të kaltër”, ProkultPres, Prishtinë, 2016,
“Anormale”, Kumanovë, 2020, Sonata e shiut, ProkultPres, Prishtinë, 2021
“Petale drite”, ProkultPres, Prishtinë, 2022.

 

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: 553 persona u liruan nga Amnistia Penale, 863 të tjerë përfituan ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se amnistia penale e miratuar nga Kuvendi është zbatuar plotësisht, në bashkëpunim me…