Tatuazhi, Viktor Hygo dhe Eugene Vidocq

“Vitrina e Librit” – Stafa: Ju sugjeroj dy tituj të vecantë, një prej librave ka “tatuazh”, si fjalë kyçe.


Nga Dr. Monika Stafa

Vizatimet në trup duke përdorur ngjyra të injektuara nën lëkurë u shfaqën në Evropë në fillim të shekullit të 13-të. Ato u përdorën fillimisht nga artistë amatore, duke demonstruar një trup të dekoruar bukur për publikun. Pak më vonë ishte arti i cirkut që i huazoi për të njëjtin qëllim.
Ky art i pazakontë pati një sukses të tillë, saqë pas disa dekadash ai u kthye në mjaft popullor. Sipërmarrësit parisienë ishin të parët që ngritën punishte të këtij lloj arti. Ishin vetë mjeshtrit që e krijonin bojën, e cila injektohej nën lëkurën e klientit me një tarifë të moderuar.
Mendohet se vendlindja e tatuazhit është Haiti, ku fiset festonin në përvjetorë të ndryshëm ndodhi familjare.

Fjala “tatuazh” vjen nga polinezia ‘tatu’ (vizatim). Simbolet të ndryshme realizuar me këtë art u përdorën nga bota kriminale si mjet komunikimi dhe bartës informacioni. Tatuazhi u kthye papritur në shek. 18-të në një lloj karte vizitori për kriminelin. Një kartë e cila rezultoi e vështirë për t’u prishur, madje edhe më e vështirë për t’u humbur.

Në fillim të shekullit të 19-të, detektivi i policisë kriminale të Parisit, Eugene François Vidocq, propozoi një sistem identifikimi për kriminelët bazuar në kode të veçanta. Që këtej për kriminelët parisienë u krijua një indeks i kartelave me emrat përkatës, biografitë, pseudonimet, adresat, lidhjet kriminale dhe tiparet e jashtme.

Rrëfenjat tregojnë se mbi njëzet vjet shërbim, Vidocq dhe vartësit e tij arritën të grumbullonin më shumë se katër milionë karta. Duhet ta themi se Eugene Vidocq ishte një kriminel në të kaluarën e tij. Më pas ai punoi si një hetues privat që frymëzoi Viktor Hygonë të shkruante kryeveprën e tij, Të mjerët.

Javertin apo dhe Jean Valjean u kthyen në portrete emblematike prej hovit të tij krijues. Eugene ishte i njohur për inteligjencën dhe aftësinë e tij për të gjurmuar kriminelët.

Ishte viti 1828, kur Eugene Vidocq, u takua me Viktor Hygon për të diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit mes të dyve. Vidocq ishte i interesuar ta ndihmonte Hygonë të shkruante për krimin dhe kriminelët, ndërsa vetë Hygo priste të mësonte shumë prej tij.

Në Parisin e asaj kohe njihej si një personazh shumë popullor dhe kish ngjallur tek të rinjtë modelin e një njeriu që duhet të ndiqej si profet. Të dy ata, Vidocq dhe Eugene u bënë shpejt miq duke shkëmbyer shumë njohuri të bollshme mes njëri-tjetrit mbi aftësinë e kriminelit për t’i shpëtuar drejtësisë, kurthet, intrigat dhe plot cfarë lindte nevoja.

Ato e ndihmuan atë të krijonte disa nga veprat e tij më të famshme që ne sot i lexojmë ende me shumë kënaqësi.
Dhe ja një histori e çuditshme që e tregojnë mes tyre.

Hygo ishte shumë kurioz të dëgjonte mbi të kaluarën e Vidocq dhe për ca kohë ata folën për të.

Ndër të tjera gjatë bisedës Vidocq e pyet Hygonë nëse kishte qenë ndonjëherë në burg.

Hygo i tha se nuk kishte qenë.

Vidocq pasi priti një hop mendueshëm, i tha Hugos se duhet të shkonte në burg. Sipas tij, burgu do ta bënte një shkrimtar më të mirë.
E frymëzuar nga kjo histori e tyre unë zgjodha jo pa qëllim t’ua tregoj edhe juve.

Por jo vetëm, t’ju sugjeroj për rubrikën e librit dy tituj të vecantë, një prej tyre ka si fjalë kyce, fjalën “tatuazh”.

“Në besë të tatuazhit tënd”- Andreas Dushi; Nëse një njeri gjen arsyet, por jo forcën, për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni tek tjetra; nëse ndien se nuk do të ndiesh, por s’e shmang dot domosdoshmërinë për t’u ndier gjallë…të gjitha ndjesitë e një dashurie në një roman të ri. Por kjo është një dashuri tjetër.

-“Shqipëria në dy kohë”- Vangjush Saro; është një ese për zhvillimet në kulturë e art në periudha të ndryshme të jetës së vendit. Shkrimtari dhe publicisti V. Saro, i cili prej disa kohësh jeton në Kanada, shkruan se në shoqërinë shqiptare ndizen, shuhen e rindizen polemika të ashpra për të shkuarën dhe për të tashmen. Si është reflektimi i tij?

***
Vitrina e Librit/ Top Channel
Marrë nga postimi në Facebook i autores, Dr. Monika Stafa

Pirdeni: Të angazhuar për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin takim me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Pirdeni: Të angazhuar për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin takim me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.