Perspektiva per studimin e Holokaustit

Fjala në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”


Nga Alban Rreli

Në fillim vitet ’80-të, Jean-Francois Liotard thotë se: “Aushvici ishte një tërmet që shkatërroi mjetet që e masnin atë”. Në këtë kontekst, historiani dhe gjermanisti i njohur Izraelit, Boaz Noiman shprehet se  studimet mbi nazizmin dhe holokaustin kanë synuar të “ndërtojnë mjetet matëse” të këtij fenomeni duke u përjekur të analizojnë dhe të shpjegojnë ‘të paimagjinueshmen, të pakuptueshmen’. Ne vitin 1947, dy vite pas përfundimit të LIIB, Primo Levi shkroi librin “Se questo è un uomo” (A është vallë ky njeri), ku autori, njëheraz edhe personazh i librit, u përpoq të tregonte tmerrin e jetuar në kampin e përqëndrimit në Aushvic[1]. Që prej asaj kohe një numër i madh studimesh janë marrë me dukurinë naziste dhe holokaustin.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Në vazhdim po përmend disa nga perspektivat kryesore studimore mbi holokaustin dhe faktorët që e sollen atë:

  • Intencionalizmi vendos në qendër të radikalizimit të politikës naziste Synimin, të vetëdijshëm ose jo, për eleminimin e popullsisë Hebreje.Përgjithësisht studjuesit e intencionalizmit janë marrë me biografinë e Hitlerit dheanalizën e elitave të ndryshme në shoqërinë gjermane të periudhës hitleriane. Një nga historianët më të njohur intencionalistë është Eberhard Jekel me librin “Hitleri – vizioni i tij për botën dhe vula (gjurmët) e tij në histori”[2].
  • Funksionalizmi–nuk i japin shumë rëndësi qëllimeve ideologjike apo vizioneve për botën, por dinamikës së procesve. Sipas funksionalistëve, zgjidhja finale nuk dihej që në fillim. “Rruga për në Aushvic” siç e përkufizon atëhistorianiKarl Shlojnes[3], ishte një rrugë me dredha. Ashpërsimi i politikës naziste ndaj problemit hebre ndodhi pikërisht ngaqë askush nuk e dinte se çfarë ishte ky “problem”. Sipas retorikës nazite, hebrenjtë u kishin ngulur thikën pas shpine gjermanëve në Luftën e Parë Bbotërore! Ata kishin rrënuar Gjermaninë! Ata ishin kancer në trupin e kombit! Por nga këto slogane nuk mund të kuptohej aspak se cili ishte pikërisht problemi hebre, e aq më pak se si mund të zgjidhej.

Historianët funksionalistë thonë se procesi i radikalizimit të politikës naziste nuk ishte rezultat i një “plani të madh”, por i një dinamike të vendimmarrjes në të cilën morën pjesë jo vetëm Hitleri dhe figurat e tjera naziste, por edhe faktorë të tjerë po aq të fuqishëm dhe me ndikim, e ndofta më tepër, siç ishin krerët e partive të së djathtës konservatore, kapitalistët dhe pronarët e mëdhenj të tokave, komandantët e ushtrisë etj.Kryevepra e rrymës funksionalisteështë“Shteti i Hitlerit”[4] (1969), shkruar nga historiani gjerman Martin Broshat.

  • Konstruktivizmi: Jan Kershou në librin e tij “Miti i Hitlerit – Imazhi dhe Realiteti në Rajhun e Tretë”[5],hedh idenë se Hitleri nuk ishte vetëm filozofi dhe udhëheqësi i lëvizjes së regjimit nazist, por edhe një figurë që u formësua nga mënyra se siperceptohej në vetëdijen publike gjermane të asaj kohe. Sipas qasjes “konstruktiviste”, Hitleri shihet si produkt i strukturimit shoqëror. Hitleri është shumatorja e asaj çka gjermanët e kohës së tij kuptonin me konceptin “Hitler”. Kershau nuk merret vetëm me atë çka Hitleri shkruante, thoshteapo bënte, por edhe me atë që gjermanët kuptonin kur e lexonin apo dëgjonin Hitlerin, ose me veprimet që ia mvishnin atij.
  • Konteksti i Judaizmit:është një tjetër perspektivësipas se ciles përndjekja e Hebrenjve deri tek zgjidhja finale, shikohet si pjesë integrale dhe e natyrshme e historisë së Judaizmit në përgjithësi.

Në këtë kontekst, përndjekja që nazistët u bënë hebrenjve deri në zgjidhjen finale, ndoshta ishte e paparë për nga përmasat dhe mënyrat, por ajo s’ishte veçse pjesë e një vargu përndjekjesh që kolektivi Judaik kish njohur në historinë e tij.

  • Marrëdhënia e hebrenjve me gjermanët:është një tjetër kontekst në të cilin analizohet holokausti dhe konkretisht, suksesi relativisht i madh i hebrenjve në asimilimin e tyre brenda shoqërisë gjermane. Në vitin 1871, me bashkimin e Gjermanisë dhe vendosjen e Rajhut të Dytë, hebrenjtë mund t’i gjeje në frontin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit.

Disfata e rëndë dhe poshtëruese në luftën e parë botërore, kërcënimi i kuq ndaj Gjermanisë dhe përpjekjet e ndryshme për revolucion sovjetik në territorin e saj, krizat e rënda politike dhe ekonomike që pllakosën republikën e Vajmarit, inflacioni dhe papunësia e miliona gjermanëve në vitet e fundit –i kthyen hebrenjtë në kurban për traumat dhe katastrofat Gjermane.

  • “Rruga e Veçantë Gjermane”, “Sonderveg”: është një perspektivë tjetër. Sipas saj, rrugëtimi i Gjermanisë në historinë perëndimore është kushtëzuar nga dështimi apo të paktën nga mos-shfaqja në Gjermani e një revolucioni borgjez si ai që ndodhi në Angli apo në Francë. Forcat përparimtare që në përgjithësi identifikoheshin me hegjemoninë e kastës borgjeze, nuk arritën të vendosnin në Gjermani traditën e lirisë që gjente shprehje tek parlamentarizmi kushtetues. Në vend të një politike civile liberale dhe të hapur, kultura politike gjermane karakterizohej nga një autoritarizëm mjaft i gjerë dhe holokausti i hebrenjve ishte pasojë e kësaj historie të veçantë të Gjermanisë.
  • Perspektiva e “procesit të shtetit kombëtar”:Shteti kombëtar bazohet ne lidhjen mes territorit dhe entitetit politik, dhe, procesi i formimit të shtetit kombëtar bazohet, në përcaktimine grupeve të tjera si “të ndryshëm” politikisht, shoqërisht, kulturalisht, etnikisht etj. Nga kjo pikëpamje, përndjekja e hebrenjve në Gjermani deri në eliminimin fizik shihet si pjesë e “çmimit” që kjo pakicë duhet të paguante për formësimin e vonuar të nacionalizmit dhe shtetit kombëtar.Si pasojë e bashkimit të vonuar, Gjermanët u detyruan t’i kalojnë proceset e ngjizjes kombëtare në një formë më të shpejtë dhe më intensive. Kur u formësua shteti kombëtar gjerman në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nuk kish mbetur më pothuajse asnjë vend për t’u shtrirë në hapësirën botërore, e cila ishte “mbërthyer” në duart e fuqive të tjera koloniale, me në krye perandorinë Britanike dhe atë Franceze. Nga ky këndvështrim, dhuna gjermano-naziste vjen si kompensim i kohës së humburdhe si pjesë e ndjenjës së inferioritetit që ishte krijuar kundrejt shteteve të tjera Evropiane. Sipas kësaj perspektive del se sa më i ri të jetë një shtet kombëtar, aq më shpejt do të duhet t’i kalojë fazat e bashkimit kombëtar, dhe aq më të dhunshme do të jenë ato.

  • Koha moderne:Përndjekja e hebrenjve që përfundoi me zgjidhjen finale në kampet e përqendrimit, nuk do mund të ishte zbatuar me formën e saj të dhunshme, ekstreme dhe të tmerrshme, veçse në një shoqëri moderne. Pa një administrim të arrirë burokratik, nuk do mund të ishte zbatuar një program kaq i komplikuar. Pa ekonominë e industrializuar kapitaliste nuk do mund të ishte menduar një projekt i tillë shfarosjeje që bazohej në ethos-in e efikasitetit.Pa tiparin demokratik të shoqërisë moderne nuk do mund të mobilizoheshin masat në shkallë të gjerë për t’i nxitur kundër “të tjerëve”. Pa mjetet masive të komunikimit nuk do të mund të prodhohej ajo propagandë që e stigmatizonte “tjetrin” si dikush që nuk ja vlente të jetonte. Pa shkencën moderne, nuk do të kishte as studime antropologjike, racore, gjenetike.
  • “Bio-Politika”: Kjo tezë shfaqet në veprat e filozofit dhe historianit francez Mishel Fuko e trajtuar gjerësisht në librin e tij të vitit 1976 me titull “Vullneti për Dije – Historia e Seksualitetit”[6] (L’Histoire de la sexualité-).Sipas Fukosë, synimi i politikës moderne, ndryshe nga ajo klasikeështë të mbikëqyrë, normalizojë, dhe administrojë – sistemet e transportit, sistemet sanitare, sistemet e edukimit, të shëndetësisë etj. “Jeta” në epokën modernenuk është jeta e një individi apo e një grupi të caktuar por ajo është “jeta” që duhet mbrojtur, që duhet ruajtur dhe që duhet fuqizuar. Në këtë aspekt, nuk ka dallim nëse e mbrojmë “jetën” e popullsisë nga një epidemi apo nga një popullsi tjetër që konsiderohet si rrezik për ekzistencën e saj. Girogio Agamben e rimerr tezën e Biopolitikës së Fukosë në librin e tij “Homo Saccer – Fuqia dhe Jeta e Zhveshur” (Homo Sacer: Sovereign Power and Bare Life) (1995) dhe i shton asaj elementin e politikës klasike sovraniste të forces.Politika sovraniste në modernitet u mbështet në ligjet e emergjencës që bëjnë të mundur shfaqjen e kampit. Sovraniteti modern i cili do duhej të bazohej tek sovraniteti i ligjit – burimin e vërtetë të forcës e gjen tek vetë shfuqizimi i tij në dobi të një gjendjeje të përhershme emergjence. Agambeni thotë se nuk mund ta kuptojmë politikën në Gjermaninë naziste vetëm si bio-politikë.

Mundësia për të flakur kaq shumë kategori njerëzish në kampet e përqendrimit, në ‘No Man’s Land’, nuk është vetëm pasojë e bio-politikës por edhe e një ligji të vetë shfuqizuar që prodhon hapësira ku ai nuk vepron.

 Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e perspektivave teorike në studimin e holokaustit.

Në lidhje me Shqipërinë, kemi një sërë punimesh me shumë vlerë mbi holokaustin dhe autorët e tyre i dëgjuam edhe sot këtu. Perpsektiva e ndjekur deri më tash ka qenë historike dhe antropologjike. Duke qenë se Shqipëria është një vend që i ka mbrojtur hebrenjtë sigurisht që lentet teorike të përdorura në vendet e tjera ku hebrenjtë e përjetuan holokaustin në të gjithë dimensionin tmerrues të tij, si psh. në Gjermani;mundtë mos aplikohen në Shqipëri. Ne sigurisht që nuk bëjmë pyetjen pse ndodhi, por pse nuk ndodhi holokausti? Sigurisht besa e dhënë, është një qasje bindëse antropologjike, por ndoshta jo e vetmja. Mendoj dhe propozoj se perspektiva të tjera teorike që vijnë nga lëmi i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, nga sociologjia, psikologjia e drejtësia kanë shumë për të dhënë dhe për ta shpjeguar dukurinë e mbrojtjes së hebrenjve gjatë LIIB dhe jo vetëm. Psh. përkundër asaj që tezat mbi komb-formimin e vonuar gjerman e shikojnë këtë si një faktor të agresivitetit të shtetit nazist për të kompensuar kohën e humbur (që deri diku shpjegojnë edhe fashizmin Italian)nuk mund të aplikohen për rastinshqipëtar. Shqipëria ishte një shtet shumë më i ri se Gjermania dhe megjithatë nuk reagoi negativisht ndaj ‘mishit të huaj’ për të siguruar ‘pastërtinë’ e kombit. Në vazhdim të kësaj është e rëndësishme të adoptohet edhe perspektiva e teorive nacionaliste. Ekzistenca e armiqve të jashtëm që kërkonin territore të vendit, mund të ketë ndihmuar në zhvendosjen e vëmendjes përtej kufijve dhe jo brenda tyre.

Po kështu me interes është të shihen jo vetëm arësyet e mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri dhe jetesa e tyre në vend, por edhe si ka ndikuar mbrojta e tyre në perceptimin që kemi për veten dhe në raportin me ‘tjetrin’. Edhe pse popullsia hebreje e ardhur në Shqipëri ishte e vogël, ndikimi që ka historia e shpëtimit të tyre tek ne është e madhe, dhe si e tillë duhet eksploruar.

Një parashtrim të detajuar dhe mjaft interesant të qasjeve dhe perspektivave studimore mbi holokaustin e ka kryer historiani i njohur izraelit Boaz Noiman në librin e tij Nazizmi i cili pritet të vij së shpejt në shqip nga gjuha hebraike.

[1]Shkurt 1944-janar 1945.

[2]Hitlers Weltanschauung : Entwurf einer Herrschaft, Stuttgart : Deutsche Verlags-Anstalt, 1969 translated into English as Hitler’s World View : A Blueprint for Power by Herbert Arnold, Cambridge, Mass. : Harvard University Press, 1972, 1981 ISBN 0-674-40425-4.

[3]the twisted road to Auschwitz. Karl schleunes. -1990

[4]The Hitler State: The Foundation and Development of the Internal Structure of the Third Reich.

[5]The “Hitler Myth”: Image and Reality in the Third Reich is a book by British historian Ian Kershaw that was first published in 1987.

[6]The History of Sexuality (French: L’Histoire de la sexualité) is a four-volume study of sexuality in the Western world by the French historian and philosopher Michel Foucault.

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.