Ambasada gjermane në Tiranë njofton kushtet e reja për udhëtim në Gjermani

Ambasada gjermane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.


Me rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid si pasojë e variantit Delta, Gjermania ka ndryshuar rregullat e hyrjes në vendin e saj.

Ambasada gjermane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.

Postimi i plotë:

  1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

  1. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19

Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit. Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Misnitristrisë Federale të Shëndetësisë.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave