Qeveria miraton procedurat për hartimin e planeve të zhvillimit rajonal dhe kohezionit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave për hartimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (PKZHRK) planeve rajonale dhe programit operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (POZHRK).


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave për hartimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (PKZHRK) planeve rajonale dhe programit operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin (POZHRK).

Sipas këtij vendimi, “KZHRK-ja dhe POZHRK-ja hartohen nga Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin (KKZHRK) në cilësinë e organit përgjegjës pёr të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. PRZHRK-ja hartohet nga bordi i monitorimit të zhvillimit rajonal përkatës, në cilësinë e organit përgjegjës, në nivelin e kufijve territorialë të rajonit zhvillimor. Ndërkohë në cilësinë e sekretariatit teknik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit siguron mbështetje administrative dhe teknike për përgatitjen e këtyre dokumenteve planifikuese e koordinuese”.

Sipas vendimit, Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin do të hartojë Planin Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, si dhe programin operacional, ndërsa planet rajonale do të përgatiten nga bordet e monitorimit të zhvillimit rajonal.

Në këtë proces, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të shërbejë si sekretariat teknik, duke mbështetur analizat, koordinimin ndërinstitucional dhe procesin e konsultimeve publike me aktorët e zhvillimit.

“Dokumentet e planifikimit e të koordinimit hartohen në zbatim të orientimeve të politikës kombëtare të zhvillimit rajonal, duke garantuar përputhshmërinë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe marrëveshjet e bashkëpunimit e të financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave, Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe palëve të tjera, në rastet kur dhe për aq sa ndikojnë në përmbajtjen e këtyre dokumenteve”, thuhet në VKM.

Vendimi parashikon gjithashtu konsultime të gjera me institucionet qendrore e vendore, partnerët ndërkombëtarë dhe Bashkimin Evropian, si dhe rishikim të dokumenteve në varësi të ndryshimeve ekonomike, sociale dhe territoriale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…