
Tag: Sport
Shahisti Mateu Boçi, përfaqësues i Klubit Sportiv Tirana, është shpallur kampion Evrope në kategorinë U-16, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Shahut për të Rinj 2026, që u zhvillua në Hersonissos të Kretës.
Shqipëria do të përballet me Finlandën më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa më 15 nëntor do të luajë ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, është zgjedhur President Nderi i ACES Europe për vendet e Ballkanit, me propozim të presidentit të kësaj organizate, Gian Francesco Lupatelli.
Në edicionin e kaluar, Maratona e Tiranës mblodhi mbi 4 mijë pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Polonia, Ukraina, Kosova dhe Austria.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara.
Boksieri shqiptar Nelson Hysa vazhdon të shkruajë historinë e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Peshëngritësi shqiptar Antonino Mullisi ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian për të Rinj 2026, që po zhvillohet në Kosovë, duke u shpallur kampion Evrope dhe duke vendosur dy rekorde evropiane.
Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi.
Zeneli triumfoi në duelin për medaljen e bronztë ndaj grekut Stavros Ntounias, me rezultatin 9-8, pas një përballjeje të fortë dhe të luftuar deri në fund.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina & Durrës 2030”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi në Taranto një takim me presidentin e sapozgjedhur të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Francesco Purromuto, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Iakovos Filippousis.









