
Tag: Sport
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik Team Albania që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6-22 shkurt në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi këtë të hënë strategjinë e re katërvjeçare “Vision to Victory 2026-2030”, e cila synon të sjellë zhvillime cilësore në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar. Strategjia është ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s dhe mbështetet në një punë kërkimore të gjatë.
Vora do të luajë ndeshjen e saj të javës së 20-të të Kategorisë Superiore me Partizanin në stadiumin e saj të rikonstruktuar.
Dudaev u ngjit në podium në kategorinë 70 kg, në stilin mundje e Lirë, duke sjellë një tjetër sukses për Shqipërinë në këtë disiplinë.
Në Tiranë u zhvillua Kupa “Ambasadori” në pingpong, një aktivitet sportiv për grupmoshat deri në 25 vjeç, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga klube të ndryshme të vendit, të ndarë në dy kategori konkurrimi.
Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar i certifikuar nga ACES Europe.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë.
Federata e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka tha gjatë një interviste se Shqipëria ka 25% shanse për të marrë pjesë në Botërorin 2026 që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Është mbyllur sot në Tiranë edicioni i tretë i projektit “Open Stage”, iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja, ku morën pjesë më shumë se 400 fëmijë të vitlindjeve 2012, 2011, 2010 dhe 2009.









